Topalli ne Liban kerkon njohjen e Kosoves
Kryetarja e Kuvendit te Shqiperise Jozefina Topalli po zhvillon nje vizite zyrtare ne Liban me ftese te Kryetarit te Parlamentit Nabih Berri. Kjo vizite shenon te paren e ketij niveli te larte politik nga Shqiperia ne Liban ne keto 20 vite. Ne axhenden e Kryetares se Kuvendit jane parashikuar takime me kreret me te larte te vendit dhe me shoqatat e industrialisteve investitoreve me shoqatat e turizmit e mjekesise. Ne diten e pare te vizites Kryetarja e Kuvendit u prit ne takim ne Pallatin Presidencial nga Presidenti i Libanit Michel Sleiman. Ne takim u bisedua per forcimin e marredhenieve mes dy vendeve tona mes te cilave nuk ekziston asnje problem. Kryetarja e Kuvendit shprehu besimin se kjo vizite do te jete nje nxitje per rritjen e nivelit te marredhenieve dhe shkembimit te vizitave ne nivel politik dhe parlamentar. Qellimi i vizites se Kryetares se Kuvendit ne Liban eshte edhe kerkesa per njohjen e pavaresise se Kosoves. Kryetarja e Kuvendit theksoi se Rajoni ballkanik ka vuajtur shume nga lufterat dhe gjenocidet por qe nga shpallja e pavaresise se Kosoves ky rajon reflekton paqe e stabilitet. Deri tani e kane njohur Kosoven 87 vende nga Europa SHBA-ja vende te Azise etj. Kryetarja e Kuvendit kerkoi qe Libani te shohe mundesine e njohjes se Kosoves dhe ky do te ishte nje kontribut shume i rendesishem.