Legisi Ndoka nuk eshte larguar nga opozita
Partite e koalicionit opozitar kane mbledhur dje per te marre ne shqyrtim situaten politike dhe per te adaptuar menyren e reagimit. Ne ndryshim nga sa ishte folur me pare ne tryeze ka marre pjese edhe demokristiani Nard Ndoka per te cilin kane qarkulluar zera per nje largim nga koalicioni i drejtuar nga Partia Socialiste. Kete e ka konfirmuar edhe sekretari per koalicionet ne PS Ndre Legisi i cili u shpreh per gazeten Shqip se Ndoka nuk eshte larguar nga koalicioni opozitar. Nderkohe po sipas demokristianit ne takim eshte folur per reformen zgjedhore e parcelizuar se fundmi ne funksion te interesave politike sidomos te Partise Demokratike. shte folur edhe per menyren e organizimit dhe reagimit te opozites ka shtuar Ndoka. Perceptimi i pergjithshem qe po nxit bllokimi i reformes zgjedhore ne kuptim te interesave paresore te partive te vogla shkon kah idese se ndaj vetos demokrate selia roze nuk po gjen dhe nuk po pranon te gjeje menyrat e veta te imponimit. Gjithsesi duhet thene se ne ndryshim nga 2009-a prania e aleateve ne krah te saj shihet si dicka me shume sesa dekori i nevojshem per nje koalicion nisur nga fakti se ne disa raunde elektorale PS-ja mori leksionin e hidhur te humbjes per shkak te nje sasie te vogel votash. Nderkohe serish ne takim nuk kane qene prezente as kreu i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut Vangjel Dule dhe as ai i Partise Demokracia Sociale Paskal Milo.