E Shtunë, 31 Tetor 2026

AMC, kend sportiv për shkollën “Aleks Budi”

TIRANË- Kompania AMC ka përfunduar ndërhyrjen për ndërtimin e këndit sportiv në shkollën e mesme “Aleks Buda” në Laprakë. Ndërhyrja kishte të bënte me rikonstruksionin e dy fushave te basketbollit. Pas prerjes së shiritit, një skuadër e përbërë nga punonjës të AMC dhe një tjetër nga nxënësit e shkollës luajtën lojën e parë të basketbollit.

Ky bashkëpunim bëhet në kuadër të kontributit të kompanisë AMC për arsimin dhe forcimin e marrëdhënieve të mira me komunitetin, pasi shkolla ndodhet pranë zyrave qendrore të kompanisë.
(el.me/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›