E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu takon Ramën: Presidenti të zgjidhet me 84 vota që me raundin e I

TIRANË-Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama po zhvillon një takim në selinë e PS, me ambasadorin amerikan Alexandër Arvizu.

Ambasadori mbërriti në selinë rozë në orën 16:40 minuta dhe vijoi takimin me dyer te mbyllura që zgjati fiks 1 orë. Ambasadori amerikan theksoi jashte selise per mediat se tema kryesore e bisedimeve me Ramën sot ishte pikërisht procesi i zgjedhjes së Presidentit. 

Sipas Arvizu, presidenti duhet të përfaqësojë unitetin e popullit dhe për këtë proces partitë duhet të dialogojnë gjatë.
“Kemi folur për procesin por kemi folur edhe për personalitete. Mendoj se në këtë moment ka shumë diskutime por nuk ka një person të vetëm në këtë vend që vendos se kush do të jetë Presidenti. Disa mendojnë se duhet të quhet marrëveshje politike, por mendoj se duhet të jetë një lloj konsensusi. Pra janë të përfshirë të gjithë krerët e partive z Berisha z Rama e Meta. Nga perspektiva e SHBA, e rëndësishme është që nga pikëpamja e Kushtetutës, presidenti i ri të përfaqësojë unitetin e popullit, sepse ai është garantuesi i kushtetutës. I taon piërisht atij të thotë fjalën e fundit kush do jetë kreu i prokurorisë. Ky është një proces shumë i rëndësishëm për SHBA dhe e rëndësishme, por e vështirë të gjejmë personin e duhur të plotësojë të gjitha kriteret, por është e rëndësishme si proces dhe e rëndësishme është të zhvillohet një dialog . Ne kemi raportuar disa takime dhe darka dhe do ketë më shumë të tilla për cështjene zgjedhjes se presidenti”.

Kreu i diplomacise amerikane ne vendin tone theksoi se, presidenti duhet të përfaqësojë unitetin e popullit dhe për këtë proces partitë duhet të dialogojnë gjatë.
“Pra janë të përfshirë të gjithë krerët e partive z Berisha z Rama e Meta. Nga perspektiva e SHBA, e rëndësishme është që nga pikëpamja e Kushtetutës, presidenti i ri të përfaqësojë unitetin e popullit, sepse ai është garantuesi i Kushtetutës. I takon piërisht atij të thotë fjalën e fundit se kush do jetë kreu i prokurorisë. Ky është një proces shumë i rëndësishëm për SHBA, por e vështirë të gjejmë personin e duhur të plotësojë të gjitha kriteret. Por theksoj se është e rëndësishme sesi proces dhe e rëndësishme është të zhvillohet një dialog . Ne kemi raportuar disa takime dhe darka dhe do ketë më shumë të tilla për cështjen e zgjedhjes se presidenti”.

Takimi Rama-Arvizu vjen dy ditë pasi kryesocialisti u takua me ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi, i cili pati për qëllim të njëjtën temë.

Ndërkaq pas ftesës publike që Rama i bëri kryeministrit, Sali Berisha, kreut të LSI-së, Ilir Meta dhe krerëve të partive parlamentare për tu takuar në kuadër të bisedimeve për zgjedhjen e presidentit të ri, Rama ka zhvilluar një sërë takimesh.

Gjatë ditës së sotme Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama i shoqëruar edhe nga kryetari i grupit kuvendor Gramoz Ruçi është takuar me kryetarin e PDIU-së Shpëtim Idrizi, në hotel “Sheraton”.

Ndërkohë ditën e djeshme kryetari i PS-së Edi Rama u takua me kreun e LSI-së Ilir Meta, takim i cili u cilësua nga të dyja palët si kontruktiv duke kërkuar që ky dialog të vijojë me intensitet nëpërmjet gjithë aktorëve politikë.

(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Presidenti, Rama: Nga procesi varet rrugëtimi europian, Idrizi: Të jetë faktor uniteti  Fatos Nano takohet nesër me kryeministrin Berisha

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›