E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, PS tryezë për shëndetësinë, Rama: Shërbimi i degraduar

TIRANË- Situata në shëndetësi ishte në fokus të tryezës që partia socialiste zhvilloi në qytetin e Durrësit. Duke folur para eskpertëve dhe qytetarëve Rama denoncoi kushtet skandaloze që ofron gjithë ky sistem, si dhe premtoi se socialistët do ë ndryshojnë gjithë situatën e rënduar.

"Një nga angazhimet tona më të forta, një nga politikat më radikale të ndryshimit është ndryshimi në themel i sistemit shëndetësor në Shqipëri. Sepse, faktikisht, të gjithë e dimë që shëndetësia shqiptare sot nuk arrin të realizojë asnjë nga funksionet e shkruara në qëllimet e saj. Është e rëndësishme që në këtë fazë të dytë të Programit, kur diskutimet kanë kaluar nga sallat me ekspertë në salla me publik të interesuar, ne mund të dëgjojmë dhe të mbledhim pyetje, sugjerime edhe kritika. Që ky program të jetë pronë e përbashkët, sa më shumë njerëz, sa më shumë qytetarë, të marrin pjesë në hartimin e këtij Programi duke dëgjuar, komentuar, duke e lexuar, duke i dhënë, përgjatë Rrugës së Programit, gjithë këtij procesi atë energji të domosdoshme pozitive që na duhet për të pasur në fund një plan sa ambicioz aq edhe të realizueshëm",- tha Rama.

Rama vuri në dukje dallimin midis dy modeleve atij që ofron PS dhe atij që ofron qeverisja aktuale. “Sistemi sot bazohet në parimin secili për vete dhe Zoti për të gjithë, ndërsa politika jonë është secili sipas mundësive dhe shteti për të gjithë”, u shpreh ai.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›