Perfundon takimi Cipras-Venizelos per qeverine
ATHINE - Greqi, përfundon takimi Aleksis Cipras-Panos Kamenos (Grekët e Pavarur). Pas takimit, Kamenos deklaroi se “SYRIZA-Grekët e Pavarur-DIM.AR. me numrat që kanë nuk bëjnë dot qeveri”.
“Me SYRIZA kemi mosmarrëveshje që lidhen me cështjen e emigracionit dhe emrin e Maqedonisë, por nëse PASOK dhe ND pranojnë gabimin dhe krerët e tyre Venizelos e Samaras tërheqin firmat për masat e ashpra, vetëm atëherë do të bisedojmë për të bërë koalicion me ta”, deklaroi ai.
Në vazhdim është takimi Cipras-Venizelos.
Cipras letër FMN, KE, BQE: Memorandumi nuk do të zbatohet!
Kryetari i Koalicionit të së Majtës Radikale, SYRIZA, Aleksis Cipras nëpërmjet letrave dërguar Fondit Monetar Ndërkombëtar, Komisionit Evropian dhe Bankës Qendrore Evropiane, njofton kreditorët e Greqisë se angazhimet e ndërmarra nga qeveria e mëparshme për masa kursimi, nuk do të aplikohen, pasi populli grek me votën e e tij i kundërshtoi dhe i hodhi poshtë ato.
Z.Cipras paraqiti pesë pikat e dialogut që vendos SYRIZA, si kusht minimal në debatin për formimin e qeverisë së koalicionit, të cilat janë:
- Anulimi i ligjeve për prerjen e mëtejshme të pagave dhe pensioneve
- Anulimi i ligjeve që eliminojnë të drejtat e punëtorëve
- Kontrolli i sistemit bankar në vend
- Ngritja e një komisioni ndërkombëtar auditimi për të hetuar masën e borxhit publik grek
- Promovimi i ndryshimeve në sistemin politik për të thelluar demokracinë.
Cipras në gjithë deklaratat e tij ka theksuar se vendimi popullor i 6 majit ishte për çvlerësimin e Memorandumit dhe në këtë kontekst ai iu kërkoi Samaras dhe Venizelos të marrin mbrapsht angazhimet e tyre para ndërkombëtarëve, për zbatimin e masave shtrënguese.
Reagime nga huadhënësit e Greqisë
Huadhënësit e Greqisë e kanë refuzuar paraprakisht perspektivën që propozon Cipras.
Shtyhet vizita e ekipit të Trojkës në Athinë, e planifikuar për në mes të muajit maj. Sipas njoftimeve, Trojka është duke pritur për të parë "zhvillimet demokratike" në Greqi lidhur me krijimin e qeverisë.
"Ne e respektojmë rezultatin e zgjedhjeve dhe demokracisë në Greqi dhe presim që forcat politike të formojnë një qeveri koalicioni, e cila do të mbështesë reformat", tha Komisioneri Evropian Olli Rehn në një konferencë të përbashkët shtypi me Jose Manuel Barroso.
"BQE nuk do të pranojë rinegocim të paketës së shpëtimit të Greqisë", bëri të qartë një drejtor i Bankës Qendrore Evropiane, Gergk Asmousen. "Greqia duhet të marrë parasysh se nuk ka alternativa të marrëveshjes së programit, nëse dëshiron të mbetet anëtare e Eurozonës", tha Asmousen për gazeten Handelsblatt.
Për përmirësim, por jo për rishikim të kushteve të marrëveshjeve të financimit, flet presidenti i Parlamentit Evropian Martin Schulz.