E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Kleçka", të papranueshme deklaratat e dëshmitarit "X"

Trupi gjykues i rastit “Kleçka” i ka shpallur të papranueshme të gjitha deklaratat dhe ditarët e dëshmitarit “X”.

Siç dihet padia ndaj dhjetë ish-luftëtarëve të UÇK-së ishte ngritur nga prokuroria e EULEX-it, duke u bazuar në dëshmitë e të ndjerit Agim Zogaj, i njohur si dëshmitari “X”.

Shqyrtimin e pranueshmërisë së deklaratave të dëshmitarit “X” e kishte kërkuar pala mbrojtëse, për shkak të gjendjes psiqike të tij, në kohën e dhënies së dëshmisë dhe po ashtu edhe ekspertizës së grafologjisë.

Procesi vazhdon ndërsa hedhja poshtë e dëshmive mbi të cilat është ngritur ai shënon një kthesë të rëndësishme në këtë proces ku ndër të akuzuarit kryesorë është edhe nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Fatmir Limaj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›