AMC nis programin e granteve për universitetet
TIRANE- AMC, me moton “Inovacioni vjen nga ju”, ka nisur programin e granteve universitare për të përmirësuar infrastrukturën e fakulteteve të ndryshme nëpërmjet projekteve inovative. Risi e programit është angazhimi i drejtpërdrejtë i studentëve dhe stafit akademik për dhënien e ideve, si edhe për zbatimin e tyre në praktikë.
Programi “Inovacioni vjen nga ju” motivon studentët dhe profesorët që vetë ata të bëhen nismëtarët e ndryshimeve pozitive në universitete dhe t’i vënë në jetë zgjidhjet e propozuara nëpërmjet përdorimit të teknologjisë.
Fushata e informimit të studentëve dhe pedagogëve ka nisur dje me Fakultetin e Ekonomisë dhe do të shtrihet në të gjithë Universitetin e Tiranës, Universitetin Politeknik, Universitetin e Mjeksisë dhe Universitetin Bujqësor të Tiranës.
Sipas Dekanit të Fakultetit të Ekonomisë, Prof. Dr. Sulo Hadëri, studentëve u jepet mundësia t’i çojnë një hap më tej njohuritë që ata marrin në universitet dhe në jetë, duke fituar përvojë praktike. “Përmes projekteve të ndryshme, ashtu si edhe ky i granteve të AMC, ne rrisim frymën e bashkëpunimit ndërmjet pedagogëve dhe studentëve, çka rrit cilësinë e punës sonë në krijimin e një brezi të ri shumë të përgatitur. Duke falënderuar AMC, përfitoj nga rasti t’u bëj thirrje të gjithë studentëve dhe pedagogëve të hartojnë aplikimet e tyre dhe të na sjellin sa më shumë projekte fituese në fakultetin tonë”, tha zoti Hadëri.
Nga ana tjetër, Menaxherja e Marrëdhënieve të Korporatës në AMC, zonja Ornela Bego, u shpreh se ky program sjell përfitime të shumta, pasi përfshin punën e studentëve dhe pedagogëve, duke dhënë kontribut të prekshëm për universitetin apo fakultetin e tyre. Ky projekt nxit ide konkurruese dhe i ndihmon ata të realizojnë në praktikë idetë e tyre. Gjithashtu shërben si një trajnim i mirëfilltë dhe i përgatit studentët për tregun e punës. Shpresoj të kemi ide sa më të mira, të cilat do t’i vëmë në jetë me anë të këtij programi”.
Grupe të përbëra nga studentë dhe pedagogë nga universitete dhe fakultete të ndryshme do të aplikojnë idetë e tyre pranë AMC, dhe projektet më të mira do të përzgjidhen për mbështetje financiare në zbatimin e tyre. Të gjitha projektet e këtij programi do të postohen në faqen e internetit të AMC (www.amc.al) dhe i paraqiten publikut për vlerësim nëpërmjet votimeve elektronike on-line. Projektet më të vlerësuar nga publiku do të kalojnë në fazën finale për t’u vlerësuar nga një komision ekspertësh, i përbërë nga ekspertë të AMC, ekspertë në fushën e teknologjisë së informacionit dhe akademikë.
Ky program ndërthur më së miri edukimin, praktikën dhe teknologjinë nëpërmjet një procesi ku të gjithë mund të kontribojnë duke sjellë inovacion në institucionet ku marrin dije.
(m.a/BalkanWeb)