Dita e Librit, Fatos Kongoli: Mos e braktisni, mjet për tu kulturuar (FOTO)
—-Nga Julian Hoxhaj—-
Elbasan- Në bibliotekën Qemal Baholli është organizaur një aktivitet, me rastin 23 prillit, Ditës Ndërkombëtare të Librit. Kjo ditë është shpallur me një rezolutë të UNESKOS më 15 nëntor të vitit 1995, pasi u mor parasysh se libri ka qenë gjatë gjithë historisë instrumenti më i fuqishëm për shpërndarjen e njohurive dhe mjeti me i mirë për ruajtjen e tyre.
Me rastin e kësaj dite i ftuar special në këtë takim ka qenë shkrimtari i mirënjohur elbasanas Fatos Kongoli. Gjithashtu të pranishëm në këtë aktivitet kanë qenë edhe nxënës të shkollave të mesme të qytetit, mësues si dhe dashamirës të librit. Shkrimtari Kongoli, autor i më shumë se 10 veprave, ka falenderuar drejtuesit e bibliotekës për ftesën që i kanë bërë me rastin e kësaj dite, si dhe ka këshilluar të gjithë të rinjtë të lexojnë sa më shumë libra sepse është i vetmi mjet kulturor për njeriun.
Përshëndetje Zoti Kongoli! Si ndiheni sot në këtë ditë, këtu në qytetin e Elbasanit, si një prej Shkrimtarëve më të dëgjuar të kombit tonë?
Fatos Kongoli: Ndihem shumë i nderuar që jam në bibliotekën e Elbasanit, në këtë ditë që sot festohet në të gjithë botën si dita botrore e librit. Është kënaqësi për mua për dy arsye, e para se vij në qytetin tim të lindjes dhe gjithnjë vij me kënaqësi dhe e dyta sepse vij me një rast të vecantë, që është një gëzim për të gjithë ata që e duan librin, tha Kongoli për Gazetën IDEA.
Nga aktiviteti për Ditën e Librit në Elbasan
Sipas jush a ka rënë interesi i të rinjëve për librin, duke marë parasysh ndikimin që kanë të rinjtë nga rrjetet sociale dhe nga mjetet e tjera të komunikimit masiv, dhe cili është mesazhi juai për të rinjtë në këtë ditë sa i përket leximit të librave?
Jo vetëm në këtë ditë, por cdo ditë duhet të lexojnë libra. Bota është e zhvilluar, ka mjete të tjera të komunikimit masiv, informacioni, interneti, por unë do të thoja, dhe që nuk është vetëm mendimi im, se asgjë nuk do të zvendësoj librin, absolutisht është I pa zvendësueshëm. Atë që e merr nëpërmjet librit nuk e merr nga asgjë tjetër. Me ç’flitet me ç’shkruhet nga ata që janë specialist dhe e dinë se ç’bëhet sot nëpër botë, thuhet se ka vite që ka rënë interesi për librin sepse kanë burime të tjera informacioni. Megjithatë fatëmmirësisht libri mbetet, sado që dalin mjete të tjera, libri mbetet i pa zvendësueshëm. Unë them që edhe kontakti me librin është krejt ndryshe. Unë them që libri do të qëndroj gjithmonë mjeti për kulturën e njerëzve.
Ndërsa sa i përket projekteve të tij aktuale shkrimtari Kongoli u përgjigj:
Sigurisht unë po merrem me dicka, por unë kam një zakon dhe I përmbahem atij proverbit, që mos e shit lëkurën e Ariut pa e vrar Ariun,- u shpreh Kongoli.
Pjesëmarrës shkrimtari i njohur Fatos Kongoli
Dikur libri ka qenë i vetmi mjet komunikimi me botën e jashtme për të rinjtë. Bibliotekat, vendet me të frekuntuara. Ndërsa sot, zhvillimi i teknologjisë së informimit. Disa të rinj të pyetur ditën e sotme lidhur me interesin e tyre për të lexuar libra shprehen: librat që ne lexojmë, janë kryesisht libra që na duhen për provimet e shkollës, apo që na duhen për ndonje informacion në ndonjë lëndë të caktuar.
Jo vetëm zhvillimi i teknologjisë, që ka lehtësuar gjetjen e informacionit, ndikon në lënjen e librit në harresë, por janë edhe cmimet e larta që u vihen librave kur dalin nga botimi, si dhe përkthimet jo cilësore të autorëve të huaj.