Skandali i pikturave, prokuroria: 2 vjet burg për ish-drejtorin e qendrës "Vangjush Mio”
KORCE – Prokuroria e Korçës ka kërkuar dy vjet burg për ish-drejtorin e Qendrës Kulturore "Vangjush Mio”, Vladimir Topi, i cili akuzohet për shpërdorim detyre, në lidhje me skandalin e zhdukjes së 61 veprave të artit nga galeria 'Guri Madhi'.
Gjithashtu prokurori ka kërkuar dënim plotësues, heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për dy vjet. Gjatë seancës ku ishte i pranishëm edhe vetë i pandehuri, prokurori i çështjes Elsjon Sadikaj paraqiti para gjykatës konkluzionet e hetimit, të shoqëruara me prova dhe fakte që vërtetojnë fajësinë e të pandehurit Topi.
Sipas organit të akuzës është vërtetuar se vjedhja e pikturave nga galeria e arteve nuk është bërë nga persona të jashtëm, por nga persona të brendshëm, ndërsa është vërtetuar gjithashtu se pjesa më e madhe e pikturave janë vjedhur gjatë vitit 2011.
Akuza i ka kërkuar gjykatës të marrë në shqyrtim edhe faktin që ish-drejtori Topi u ka krijuar kushte të favorshme personave për vjedhjen e pikturave, fati i të cilave nuk dihet ende.
Nga ana tjetër pala mbrojtëse ka kërkuar kohë për paraqitjen e konkluzioneve çka solli edhe shtyrjen e seancës. Skandali i pikturave u regjistrua në korrik te vitit të kaluar. Prokuroria vuri nën akuzë ish-drejtorin e Qendrës Kulturore Vldaimir Topi dhe ish- përgjegjësin e galerisë Sotiraq Xega.
(er.nu/E.Skenderasi/BalkanWeb)