Kryeministri Berisha pritet të firmosë marrëveshjen me aleatët
TIRANE- Kryeministri Berisha pritet të firmosë marrëveshjen me aleatët. Koalicioni i PD-së, Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim, në përbërje të së cilës janë 24 parti politike.
PDIU NËNSHKRUAN MARRËVESHJEN ME PD
Ora: 18:10 - Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet zyrtarizoi sot koalicionin e saj parazgjedhor me Partinë Demokratike. Konfirmimi zyrtar u bë nga kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, i cili ishte mandatuar paraditen e sotme nga kryesia e PDIU-së, për të vijuar negociatat me Partinë Demokratike për një koalicion parazgjedhor.
“Ne sapo nënshkruam marrëveshjen për koalicionin me PD. Koalicioni me PD do të dalë fitues në zgjedhje”, - u shpreh Idrizi për mediat.
Në një deklaratë të zyrës për shtyp të kësaj partie gjatë ditës së sotme, thuhej se kriteret për bashkëpunim mes PDIU-së dhe PD-së, janë përfshirja e çështjes çame, mbrojtja e të drejtave të emigrantëve dhe garancitë e nevojshme për administrimin dhe garantimin e votave të PDIU-së gjatë procesit zgjedhor.
PDIU: NEGOCIATA PËR KOALICION PARAZGJEDHOR ME PD
Ora: 14:15 -Kryesia e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, pas mbledhjes së sotshme, vendosi me unanimitet, mandatimin e kryetarit të PDIU-së, z. Shpëtim Idrizi për të vijuar negociatat me Partinë Demokratike për një koalicion parazgjedhor, të bazuar mbi përfshirjen e çështjes çame, mbrojtjes së të drejtave të emigrantëve dhe garancitë e nevojshme për administrimin dhe garantimin e votave të PDIU-së gjatë procesit zgjedhor në bazat e këtij koalicioni. Kreu i PDIU-së do të vijojë takimet për arritjen e këtyre qëllimeve, të cilat u sanksionuan në mbledhjen e kryesisë.
KOALICIONET E MUNDSHME TE PD
Ora: 08:30 - Burime zyrtare nga selia blu bëjnë të ditur për gazetën “Panorama” se pjesë kryesore e koalicionit për këto zgjedhje do të jenë partitë me të cilat PD-ja fitoi në zgjedhjet lokale të dy viteve më parë. Në krahasim me listën e 2011-s, dy parti nuk janë më në koalicionin e djathtë për shkak se kanë zgjedhur opozitën, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia e Personave me Aftësi të Kufizuara. Ndërkohë që dy prurjet kryesore të koalicionit që do të drejtohet nga Partia Demokratike, janë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar dhe Partia Demokristiane. Lëvizja e Dashamir Shehit në zgjedhjet e 2009-s mori 10 mijë vota, ndërsa në ato lokale 21 mijë vota, shumicën e të cilave ajo e ka në Tiranë.
Ardhja e LZHK-së në koalicionin e djathtë minimizon deri diku rrjedhjet që mund të vijnë nga FRD-ja dhe që rrezikojnë mandatin e 16-të të PD-së. Ndërsa Partia Demokristiane e Nard Ndokës në 2009-n mori 13 mijë vota, kurse dy vjet më parë, në koalicion me PS-në, 47 mijë vota. Kalimi i PDK-së djathtas pritet të shtojë votat e koalicionit, veçanërisht në Shkodër dhe Lezhë, megjithëse marrja e një mandati më shumë në këto dy qarqe është i vështirë për shkak të numrit të madh të votave që kërkohen. Gjatë javëve të fundit është përfolur mundësia që Ndoka të jetë pjesë e listës së PD-së në qarkun e Shkodrës, ndërkohë që negociatat e këtyre ditëve do ta përcaktojnë këtë marrëveshje mes PD-së dhe PDK-së.
Përveç këtyre dy partive, pjesë të rëndësishme në koalicion do të kenë edhe republikanët, legalistët, ballistët, si dhe partitë e Xhuvelit e Starovës, të cilët kanë qenë të përfaqësuar edhe në qeverisjen e vendit. Burimet flasin se nga 67 parti që janë regjistruar në KQZ, do të negociohet me të gjitha ato forca që janë të qendës së djathtë, me qëllim krijimin e një koalicioni më të madh se të dy viteve më parë, kur numëroheshin 22 parti.
(vijon)
(e.m/er.nu/BalkanWeb)