AMC shpërndan dhurata për fëmijët e braktisur në fshatin SOS
AMC ashtu si çdo fund viti shpërndan dhurata për fëmijët e braktisur në fshatin SOS.Atmosfera festive dhe e ngrohtë e Krishtlindjeve dhe e Vitit të Ri do të jetë më e ngrohtë për fëmijët. Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishte dhe vetë drejtori ekzekutiv i AMC, Stefanos Oktapodas. Grupi i AMC do të vazhdojë të vizitojë në ditët në vazhdim të gjitha shtëpitë e foshnjës në disa qytete të vendit.
AMC ka përfshirë parimet e përgjegjësisë sociale në të gjitha strategjitë e saj duke qenë gjithmonë pranë komunitetit dhe shtresave në nevojë. Një mbrëmje e veçantë do të organizohet gjithashtu edhe për fëmijët e policëve të rënë në krye të detyrës.