E Shtunë, 31 Tetor 2026

A/H1N1, mbërrijnë nga Hungaria 10 mijë dozat e para të vaksinës

Mbërrijnë nga Hungaria 10 mijë dozat e para të vaksinës kundër gripit të derrit. Instituti i Shëndetit Publik mori në dorëzim vaksinat kundër A/H1N1, ndërkohë që janë porositur edhe 200 mijë doza të tjera të cilat pritet të mbërrijnë ditët në vijim. Burime nga ky institucion bënë të ditur se vaksina kundër A/H1N1 do të shpërndahet në qendrat shëndetësore dhe do të jepet falas. Ndërkohë sipas specialisteve të ISHP-se, të parët do të vaksinohen femijët, gratë shtatzëna, të semurët kronikë dhe personeli. Në vendin deri tani rezultojnë të kenë vdekur nga gripi i derrit pesë persona ku viktima më e fundit ishte një vajzë 18 vjeçare e cila ishte shtatëzënë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›