E Hënë, 2 Nëntor 2026

AMF: Mbi 48 mijë anëtarë në fondet private të pensionit

TIRANË, 2 shtator/ATSH/ Tregu i pensioneve private vullnetare ka vazhduar të tregojë rritje gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2024.

Sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), numri i anëtarëve të fondet e pensioneve ka arritur në 48 241 deri në fund të qershorit, duke shënuar një rritje prej 7,38% krahasuar me fundin e dhjetorit të vitit 2023.

Në analizën e të dhënave për tregun e pensioneve private vullnetare, të ofruara nga AMF, rezulton se asetet neto të fondeve kanë arritur një total prej gati 13,9 miliardë lekësh, me një rritje prej mbi 1 miliard lekësh (7,92%) krahasuar me fundin e vitit 2023.

Gjatë periudhës janar-qershor 2024, në tregun e pensioneve private vullnetare kanë operuar tetë fonde pensioni, duke treguar një aktivitet në rritje dhe një përfshirje të gjerë të individëve në këto produkte financiare për sigurimin e pensioneve të ardhshme.

/r.e//a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›