E Hënë, 2 Nëntor 2026

FOKUS – Zelensky drejt Parisit, takime me Von der Leyen, Rutte, Starmer, Merz dhe Macron

PARIS, 2 shtator /ATSH-AFP/ – Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të takohet nesër me presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte dhe udhëheqësit e Gjermanisë, Francës dhe Britanisë.

‘’Diskutimet, të bashkëkryesuara nga presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri britanik Keir Starmer, dhe të ndjekura gjithashtu nga kancelari gjerman Friedrich Merz, do të përqendrohen në “garancitë e sigurisë për Ukrainën”, e cila është përballur me një pushtim rus që nga viti 2022, shkroi në X Mykhailo Podoliak, një këshilltar i presidencës ukrainase.

Disa ditë më parë kancelari gjerman Friedrich Merz tha sot se evropianët duhet të jenë të përgatitur për një luftë të zgjatur në Ukrainë për shkak të asaj që ai e quajti ngurrim të Rusisë për t’u angazhuar në negociata.

Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin francez Emmanuel Macron në Toulon, Merz tha se pavarësisht shpresave që lindën pas përpjekjeve diplomatike të presidentit të SHBA-së Donald Trump, një takim midis udhëheqësve Rusi-Ukrainë po bëhet i pamundur.   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›