AMF: Sigurimet, kontratat renie deri 21.40% nga vjet
Eglantina Nasi
Qytetaret po iu drejtohen gjithmone e me pak kompanive te sigurimit per sherbimet qe ato ofrojne. Nje fakt te tille e tregon edhe niveli mjaft i larte zbrites i kontratave mes dy paleve. Referuar te dhenave qe Autoriteti i Mbikeqyrjes Financiare ka publikuar mbi zhvillimet e tregut te sigurimeve per periudhen janar-korrik 2012, tregohet se keto kontrata sivjet kane qene sa tre-cereku i atyre te lidhura nje vit me pare. "Gjate periudhes janar-korrik 2012, numri i kontratave te sigurimit te lidhura shenoi nje ulje prej 21.40% krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare", - citon ky raport. Duke saktesuar se shifra konkrete e tyre per 7-mujorin e ketij viti ka qene vetem 594.930 te tilla, ndersa vjet ishin 756.873 kontrata te lidhura. Me tej, referuar grupeve perkatese, te dhenat e AMF-se tregojne se kontratat e qytetareve me kompanite e sigurimit kane shenuar renie, si per sigurimet e jetes, ashtu edhe per ato te jo-jetes. Per te parat, mesohet se gjate periudhes janar-korrik 2012 jane lidhur ne total 40.555 te tilla, ndersa per te njejten periudhe nje vit me pare, figuronin ne total 58.268 kontrata, duke shenuar keshtu nje renie nga viti ne vit ne nivelin prej 30.40%. por edhe sigurimet e jo-jetes kane shenuar nje renie te konsiderueshme, perkatesisht me 20.65% te kontratave te lidhura nga viti ne vit. Gjithmone sipas te dhenave te AMF-se, nese ne periudhen janar-korrik 2012 per keto lloj sigurimesh figurojne 554.374 kontrata te lidhura, ne te njejten periudhe te nje viti me pare, kjo shifer rezultonte te ishte me e larte, saktesisht 698.601 kontrata. Nderkaq, cka bie ne sy gjithashtu ne tabelat statistikore te ecurise se tregut te sigurimeve per 7-mujorin e ketij viti, eshte edhe fakti se kompanite qe operojne ne te, kane pasur gjithashtu edhe nje renie te te ardhurave te tyre, e cila eshte shkaktuar si pasoje e dukurise se lartpermendur, pra te me pak kontratave te lidhura me qytetaret. "Te ardhurat nga primet e shkruara bruto te sigurimit, ne periudhen janar-korrik 2012, arriten rreth 4,931 milione leke, ose 5.11% me pak se ne te njejten periudhe te vitit te kaluar", - citon raporti ne fjale. Duke shtuar se tregu vazhdoi te mbetet serish i orientuar tek sigurimet e jo-jetes, te cilat sollen rreth 89.82% te vellimit te pergjithshem te primeve, duke i lene sigurimet e Jetes vetem me nivelin prej 10.09% dhe veprimtarine e risigurimit me 0.09%. "Pare nga kendveshtrimi i ndarjes se tregut sipas llojit te sigurimit i detyrueshem dhe vullnetar, primet e shkruara bruto te sigurimit vullnetar zene 53.05% dhe primet e shkruara bruto te sigurimit te detyrueshem zene 46.95% te totalit te tregut", - shtojne me tej ekspertet e AMF-se.