E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papa: Rama, politikan tekanjoz qe po demton integrimin ne BE



Deputeti i Partise Demokratike Gjergji Papa, gjate nje interviste per "Koha Jone", komenton zhvillimet me te fundit politike ne vend. Duke u ndalur tek akuzat e shumta qe opozita ka bere ndaj mazhorances per zevendesimin e kreut te SHISH, deputeti Papa thekson se ato jane sulme te pabaza, te cilat opozita i perdor vetem per demagogji. Gjithashtu, ai e quan absurd, pretendimin e opozites se qeveria po ben nje marreveshje te fshehte me Greqine per t'i dhene ketij shteti hapesiren tone detare. "Edhe kjo akuze eshte pjese e strategjise se demagogjise se opozites: shpif, shpif se dicka do te ngelet. Opozita po mundohet te luaje me ndjenjat kombetare te shqiptareve, duke u perpjekur per t'i nxitur kunder mazhorances. Une besoj se jo vetem ne radhet e mazhorances, por nuk ka ndonje shqiptar ne bote qe te mendoje se mund t'u fale vendeve fqinje qofte edhe nje pellembe toke ose deti. Endrrat me marreveshje te fshehta jane pjelle e fantazise qe e ka burimin nga periudha e diktatures komuniste", - eshte shprehur deputeti Papa. Duke u ndalur tek debati per heqjen e imunitetit, ai thekson faktin se, per nje shoqeri te qyteteruar dhe me parametra optimale te lirise dhe te drejtave njerezore, imuniteti i disa pjesetareve te saj per te mos iu nenshtruar ligjeve apo hetimit, njelloj si te gjithe nenshtetasit e tjere, shnderrohet ne nje atavizem.

-Shkarkimi i kreut te SHISH dhe emerimi i kreut te ri te tij ketij institucioni nga presidenti Nishani ka sjelle reagimin e menjehershem te opozites, e cila pretendon se mazhoranca po uzurpon institucionet kushtetuese me militante politike duke i dhene, sipas tyre, pushtet te padiskutueshem Kryeministrit. Sa qendron ky pretendim i opozites?

Te thuash qe mazhoranca po uzurpon institucionet kushtetuese me militante politike, duke i dhene, sipas kesaj logjike, pushtet te padiskutueshem Kryeministrit, nuk eshte gje tjeter vecse nje nga paragrafet e avazit te vjeter te demagogjise se opozites per te hedhur sa me shume balte qe te jete e mundur mbi mazhorancen, Kryeministrin dhe institucionet kushtetuese te vendit, me qellimin e vetem per te fituar sadopak kredite politike ne elektorat. Shkarkimi i kreut te SHISH dhe emerimi i kreut te ri te ketij institucioni nga Presidenti Nishani, eshte bere ne perputhje te plote me normat kushtetuese dhe kompetencat e Presidentit te Republikes.

-Marreveshja e ujerave me Greqine eshte kthyer ne nje objekt debatesh mes mazhorances dhe opozites. Opozita pretendon se po realizohet nje marreveshje e fshehte me Greqine duke i falur hapesirat detare, pretendim i cili eshte kundershtuar nga mazhoranca. Pse po e ben gjithe kete zhurme mediatike opozita, kur ne fakt nuk eshte se ka nxjerre ndonje fakt konkret qe verteton se po realizohet nje marreveshje e fshehte?

Pretendimi i opozites se po realizohet nje marreveshje e fshehte me Greqine, duke i falur hapesira detare Greqise, eshte sa absurd po aq edhe qesharak. Ju me te drejte thoni dhe i tille eshte dhe realiteti, qe nuk ka asnje fakt konkret qe te vertetoje se po realizohet ndonje e ashtuquajtur marreveshje e fshehte. Ju pyesni pse po e ben gjithe kete zhurme mediatike opozita. Pergjigja, sipas mendimit tim, eshte fare e thjeshte: Edhe kjo eshte pjese e strategjise se demagogjise se opozites: shpif, shpif se dicka do te ngelet. Opozita po mundohet te luaje me ndjenjat kombetare te shqiptareve, duke u perpjekur per t'i nxitur kunder mazhorances. Une besoj se jo vetem ne radhet e mazhorances, por nuk ka ndonje shqiptar ne bote qe te mendoje se mund t'u falet vendeve fqinje qofte edhe nje pellembe toke ose det. Endrrat me marreveshje te fshehta jane pjelle e fantazise qe e ka burimin nga periudha e diktatures komuniste.

-Pas vendimit te opozites per te mos votuar draftin per heqjen e imunitetit, politika eshte perfshire ne nje debat te forte rreth faktit hiqet apo jo imuniteti me ane te nje referendumi. Pse ka frike PS nga heqja e imunitetit?

Per nje shoqeri te qyteteruar dhe me parametra optimale te lirise dhe te drejtave njerezore, imuniteti i disa pjesetareve te saj per te mos iu nenshtruar ligjeve apo hetimit, njelloj si te gjithe nenshtetasit e tjere, shnderrohet ne nje atavizem. Shnderrohet ne nje korace apo bunker ku struket dhe tentohet te fshihet imoraliteti dhe antiligji, ose e pakta ku i sherbehet vetem krijimit te nje kaste te privilegjuarish qe ne emer te imunitetit, kerkon shpesh te mbuloje mekatet e veta. Dhe jo vetem kaq, por krijon imazhin e deformuar se ne Shqiperi ka dy standarde, nje per "patricet" dhe nje per "plebenjte". Opozita dhe lidershipi i saj, perkunder demagogjise per luften antikorrupsion, kerkon te ruaje privilegjet e saj, ne mbrojtje te nje grushti miliarderesh, qe te pasuruar me menyra te dyshimta, synojne akoma te vazhdojne te njejtat praktika te shkeljes se ligjeve dhe te mbrojtjes nga drejtesia, permes mekanizmit te imunitetit. Vetem ai qe nuk eshte i paster dhe luajal ka frike dhe kerkon te fshihet pas imunitetit. Perndryshe, Kushtetuta jone dhe kapitulli mbi te drejtat e njeriut, garanton kedo per te drejten e fjales dhe te shprehjes dhe askush s'ka pse t'i frikesohet, suprimimit te ketij mekanizmi pervecse abuzuesve, shpifesve dhe trilluesve, qe ne mungese te vizionareve, jane shtuar aq shume ne radhet e opozites, duke u vene ne gare kush e kush te prodhoje balte me shume per te perbaltur cdo gje te mire qe behet ne kete vend.

-Pas deklarates se Kryeministrit Berisha, i cili u shpreh se per heqjen e imunitetit do t'i drejtohej popullit per referendum, reagoi PS dhe kryetari i saj, Rama, duke u shprehur se ishin pro-heqjes se imunitetit, por vendosen dhe kater kushte. Sa te pranueshme jane kushtet e opozites?

Vendosja e kushteve nuk eshte gje tjeter vecse alibi per te justifikuar bllokimin qe PS dhe kryetari i saj, Rama, synojne t'u bejne aspiratave te shqiptareve per t'u bere pjese e Europes. Vendimi i mazhorances per heqjen e imunitetit nepermjet thirrjes se referendumit popullor e futi Edi Ramen dhe PS ne nje panik te madh. Ky panik e ben te vendose kushte dhe te sajoje kercenime rreth te drejtes kushtetuese te qytetareve shqiptare, per te hequr me voten e tyre te lire imunitetin e zyrtareve te larte te vendit. Kjo deshmon edhe njehere se qellimi i tij nuk eshte integrimi dhe zhvillimi i Shqiperise, por vetem kenaqja e etjes se tij per pushtet, jo nepermjet votes, por nepermjet shantazhit.

- Ju si PD jeni shprehur se heqja e imunitetit eshte nje nder kushtet e BE per marrjen e statusit, bllokimi i miratimit te ketij drafti nga opozita sjell bllokimin e statusit per te treten here per Shqiperine, por ky pretendim nuk pranohet nga opozita, e cila ka theksuar se nuk eshte PS ajo qe bllokon statusin, por mazhoranca. Cili eshte komenti juaj sa shanse ka Shqiperia te marre nje pergjigje pozitive per statusin kete here?

Une jam optimist se kete here Shqiperia do te marre pergjigje pozitive per marrjen e statusit te vendit kandidat. PD dhe qeveria e mazhorances po bejne perpjekje maksimale qe te plotesojne ne kohe te gjitha kushtet e BE per marrjen e statusit. Ketu behet fjale per detyrimet e mazhorances. Te njejten gje duhet te beje dhe opozita. Per perafrim te standardeve ndermjet vendeve tona, me shume te drejte, faktori nderkombetar keshillon dhe ngulmon heqjen e imunitetit, duke e shnderruar ate ne nje norme te nevojshme per marrjen e statusit te vendit kandidat per ne BE. Ne asnje nga vendet qe aspirojne te behen anetare te BE, nuk ndodh qe opozita te behet bllokuese dhe penguese per ceshtje te rendesise kombetare. Te gjithe shqiptaret e ndoqen nepermjet mediave qendrimin bllokues te opozites me 6 gusht per te mos miratuar ate draft te pergatitur nga eksperte europiane dhe te pranuar te gjitha propozimet e PS. PS e ka te veshtire te pranoje qe PD dhe qeverisja e saj u solli shqiptareve anetaresim ne NATO, liberalizimin e vizave dhe shume shpejt statusin e vendit kandidat. Ashtu si u perpoqen te pengonin anetaresimin ne NATO dhe liberalizimin e vizave, tani po perpiqen te pengojne marrjen e statusit. Nuk besoj se ka shqiptar qe te mos mund ta kuptoje se Rama dhe PS ne kete rast, nuk mendojne per interesa kombetare, por vetem per interesa personale qe burojne nga etja e shfrenuar per pushtet. Papergjegjshmeria e Edi Rames qe i perngjet papergjegjshmerise se nje femije te llastuar dhe tekanjoz, po kthehet ne nje rrezik per vete kombin dhe fatet e tij. I kthyer keshtu, ne nje personazh paradoksal, ai te gjitha punet e mira te qeverise dhe mazhorances, te bera me vepra, tenton t'i zhbeje dhe t'i perbalte me fjale. Te gjitha premtimet e tij dhe te opozites te bera me fjale, tenton t'i zhbeje dhe t'i zeroje me vepra, duke u shnderruar ne nihilistin me te madh te pluralizmit shqiptar. Shqiptaret cdo dite e me teper, po binden per qellimet e tij te verteta, ekscentrizmin dhe miopine e tij dhe me siguri ne zgjedhjet e 2013-s do t'i japin ate qe meriton.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›