Topalli: Shqiperia vazhdon te njohe rritje ekonomike
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe kryeparlamentaret e tjera te Europes, u priten ne Bashkine e Vjenes dhe nga Presidenti i Austrise, Heinz Fisher. Presidenti Fisher rezervoi nje pritje ne Pallatin Presidencial per nder te Kryetareve te Parlamentaeve te Europes, qe per dy dite me radhe po marrin pjese ne takimin e VI te ketij formati, qe organizohet nen kujdesin e Kryetares se Parlamentit te Austrise, Barbara Prammer. Gjate pritjes, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, njohu Presidentin Fisher mbi zhvillimet e fundit ne Shqiperi. Ne kohe sfidash globale, tha Topalli, Shqiperia vazhdon te njohe rritje ekonomike pozitive. Sipas saj, te dhenat tregojne se ne Shqiperi nuk ka rritje papunesise, ne ndryshim nga sa ndodh ne shume vende te tjera. "Shqiptaret, shikojne me optimizem te ardhmen. Ne nje kohe kur ne shumicen e vendeve te Europes ka shkurtime te rrogave dhe pensioneve ne vendin tim ne vazhdojme t'i rrisim ato" tha Kryetarja e Kuvendit. Presidenti Fisher, si nje nga personalitetet qe ka vizituar Shqiperine, qe ne momentet e para te demokracise ne Shqiperi, ne postin e Kryetarit te Parlamentit Austriak, i beri te ditur Kryetares Jozefina Topalli se ndjek me vemendje zhvillimet ne Shqiperi, si dhe vuri ne dukje progresin pozitiv te vendit tone. Si nje nga modelet me te mira te njohura per aplikimin e buxhetimit gjinor, Bashkia e Vjenes mikpriti sesionin e trete te takimit te kryeparlamentareve te Europes, kushtuar kesaj teme. Duke marre fjalen gjate diskutimeve te ketij sesioni, Kryetarja Jozefina Topalli tha se ne Shqiperi, grate jane te mireshkolluara dhe me nje ambicie te vleresueshme per te kontribuuar ne cdo fushe. Kryetarja e Kuvendit tha se ne kete pervjetor jubile te 100-vjetorit te pavaresise, gruaja duhet te jete kryeaxhenda e te gjitheve. Kryeparlamentarja Jozefina Topalli vleresoi modelin e Bashkise se Vjenes per lidershipin e saj ne buxhetin per grate. "Nuk e di sa e matshme eshte puna qe grate bejne ne shtepi duke i sherbyer femijeve dhe familjes ne teresi. Por, une besoj se kjo eshte nje pjese e rendesishme, qe nje dite do matet e do vleresohet" vleresoi Kryetarja e Kuvendit. Sipas saj, te investosh tek gruaja eshte ceshtje e se drejtes, por edhe mencuri.Kryetarja e Kuvendit tha se investimet qe jane bere ne Shqiperi, ne infrastrukture, ne shkolla, ne pajisjen e spitaleve me teknologjine e fundit, rritja e rrogave per mesueset, infermieret, eshte nje realitet.