Bankat ne Shqiperi, me kapital te mjaftueshem Eglantina Nasi
Nje kapitalizim i mire i sistemit bankar qe operon ne Shqiperi. Kjo eshte ajo cka bie ne sy mes te dhenave statistikore te bankave qe e perbejne ate per gjysmen e pare te ketij viti. Publikuar nga Shoqata e Bankave, ato referojne saktesisht se "raporti i mjaftueshmerise se kapitalit te sistemit bankar ne fund te tremujorit te dyte paraqitet ne nivelin prej 15.7%". "Nje nivel ky dukshem me i larte nga ai prej 12% qe eshte edhe kerkesa rregullatore e Bankes se Shqiperise, duke deshmuar per kapitalizim te mire te sistemit", citohet ne kete raport. Nderkaq, nese iu referohemi te dhenave krahasimore te muajve respektive te gjysmes se pare te ketij viti, ato tregojne se treguesi i mjaftueshmerise se kapitalit ka arritur vleren me te madhe te tij gjate periudhes mars-maj, perkatesisht prej 15.9%. Ndersa me i ulet, ky tregues ka qene gjate dy muajve te pare te ketij viti, vetem 15.6%. E megjithate, edhe me te tilla luhatje per kete tregues, sistemi bankar shqiptar ka paraqitur kete vit jo vetem nje mjaftueshmeri kapitali, por edhe nje tejkalim te saj mbi nivelet e percaktuara nga ekspertet bankare. Cka flet per nje faktor mjaft pozitiv ne ecurine e pergjithshme te sistemit tone bankar pergjate ketij viti, e cila ka rezultuar me tregues mjaft pozitive. I tille per shembull, sic referon gjithmone Shoqata e Bankave eshte ai i shtimit te aktiveve te tij, te cilat ne fund te gjashtemujorit te pare te ketij viti, arriten ne totalin e 1.158 miliarde lekeve duke shenuar nje rritje vjetore rreth 10.9%. Nderkohe qe pergjate tremujorit te dyte 2012, ato shenuan nje u rritje me rreth 1.6% ose 18.4 miliarde leke. Por edhe per depozitat e vendosura prane bankave, mund te thuhet gjithashtu se kane shenuar nje rritje pozitive, ku konkretisht, ne fund te tremujorit te dyte 2012, ato rezultuan te ishin rreth 23.5 miliarde leke me te larta se ne fund te tremujorit te pare, duke shenuar nje rritje vjetore prej 12.2 % ne fund te qershorit. "Por ky tremujor u karakterizua gjithashtu edhe nga rritja e depozitave te bizneseve. Keto te fundit ishin ne fund te qershorit 2012 rreth 5.6 miliarde leke ose 4.8 % me te larta se marsi 2012", thuhet ne raportin e Shoqates se Bankave. Nderkaq, i vetmi tregues qe duket se ka paraqitur ecuri negative gjate gjysmes se pare te ketij viti, ka qene ai i kredive me probleme, te cilat arriten ne fund te qershorit ne nivelin prej 21.1% duke u rritur me nje pike perqindje pergjate gjithe tremujorit te dyte. Dhe referuar ecurise ne secilin prej muajve te pare te ketij viti, te dhenat e Shoqates se Bankave tregojne se kredite me probleme si te tilla, e kane kapur nivelin e tyre me te larte ne periudhen e muajve prill-maj, konkretisht me 20.6%. Shifer kjo e cila ka qene me e ulet ne muajin mars, respektivisht 20.1%, apo ne muajin shkurt me 19.1% dhe ne muajin janar, me vetem 18.9%. "Nivel i ketij treguesi reflekton veshtiresite me te cilat perballet biznesi ne kushtet aktuale ekonomike dhe ngadalesimin e ritmit te rritjes se kredise", citojne ekspertet e Shoqates se Bankave rreth ecurise se tij.