E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Pus nafte, ne fshatin e Edi Rames

Eva Gjura

Kryeministri Sali Berisha ka marre pjese dje ne mbledhjen e radhes se Keshillit Kombetar te Territorit ku jane miratuar 11 vendime te rendesishme ne fushen e turizmit dhe te energjetikes. Sipas kryeministrit, miratimi i ketyre projekteve do te jape nje impakt te madh ne shoqeri duke krijuar mundesine e hapjes se 10 mije vendeve te reja pune. "Natyrisht, punesimi nuk mund te mos jete qellim nder me kryesoret dhe shpesh edhe me kryesori dhe fatmiresisht, projektet qe fillojne jane realisht shume premtuese per punesimin e qytetareve", - u shpreh kryeministri. Projektet e miratuara nga KKT-ja, kane te bejne me planet urbanistike, zonat rezidenciale turistike, hidrocentrale dhe zona per kerkimin e naftes. Duke folur per zonat e kerkimit te naftes, qe do te behen ne fshatin Mbreshtat te komunes Sinje ne Berat ku do te perfundoje dhe asfaltimi i rruges, kreu i qeverise ka hedhur disa batuta edhe per kryetarin e PS-se, Edi Rama, te cilin e ka ftuar qe te vizitoje fshatin e tij. "Per gazetaret, te cilet nuk mund te mos pelqejne apo kerkojne skupin edhe aty ku nuk eshte, dua te them se ky shpim ndodh e kjo rruge ndertohet pikerisht ne fshatin e Edi Rames. Fshat, te cilin une e kam vizituar dy here dhe biri i tij i shquar nuk e ka vizituar asnjehere. Madje, as nuk pranon se eshte nga Mbreshtani. Eshte nje zone shume e bukur, me nje shpat fantastik. Eshte nje zone me qershi e ullinj nga me te bukurat ne Shqiperi. Piktori doli i deshtuar, pavaresisht nga peizazhi atje", - u shpreh kryeministri. Me pas, duke folur me konkretisht per shpimet qe do te behen ne kete zone per kerkimin e naftes nga kompania "Petromanas", kryeministri u shpreh se miratimi i ketij studimi eshte jashtezakonisht i rendesishem, pasi ka te beje me investime ne fushen e hidrokarbureve, nje fushe ku Shqiperia po vleresohet si nje vend me perspektive te madhe. "Kjo kompani riktheu Shell ne Shqiperi dhe shpresat per gjetje te medha nafte jane reale. Pusi i Shpiragut eshte pus i thelle mbi 6 mije metra dhe optimizmi i Shell dhe Petromanas eshte, sipas tyre, i bazuar dhe i madh. Shqiperia gjithnje e me shume po vleresohet si nje vend me perspektive te madhe ne fushen e hidrokarbureve. Fakti qe rikthehen serish ne Shpirag deshmon se te dhenat jane gjithnje e me bindese per fusha te medha, te reja nafte ne Shqiperi", - u shpreh Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›