E Shtunë, 31 Tetor 2026

AMF-ja shpall fituesit për vlerësuesit e dëmeve në sigurime

Komisioni i Korrigjimit të Testimit të Vlerësuesve të Dëmeve në Sigurime ka shpallur rezultatet e testimit të zhvilluar dy javë më parë. Burimet zyrtare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), njoftuan dje se ky testim u realizua sipas rregullores "Për Organizimin e Testimit për Vlerësuesit e Dëmeve në Sigurime", në vazhdim të procedurave për licencimin e vlerësuesve të dëmeve, konform ligjit "Për veprimtarinë e sigurimit, të risigurimit dhe ndërmjetësimit në sigurime dhe risigurime". Në testim morën pjesë 6 (gjashtë) aplikues. Burimet sqaruan se kanë kaluar testimin për vlerësues dëmesh materiale motorike dhe të pronës, dhe vlerësues të dëmeve shëndetësore shtetasit: Hetem Xhanemi, Artur Deçe, Lejla Hidra. Gjithashtu, kanë kaluar testimin për vlerësues të dëmeve shëndetësore shtetasit: Ajet Bakiu, Arben Koçibellinj, Rudi Monari.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›