Prishtinë-Tiranë, biznesi propozon të ulet çmimi i biletave ajrore nën 100 euro
Lidhja e Tiranës me Prishtinën prej disa kohësh ka shkurtuar distancën me vënien në funksion të linjës ajrore mes dy qyteteve. Por nëse kjo distancë do të kishte edhe një çmim të ulët për biletat e avionit, kjo linjë do të afronte më shumë njerëz. Biznesi industrial propozon uljen e çmimeve për biletat e avionit në linjën Tiranë-Prishtinë.
Konfindustria njofton se duke filluar nga fundi i muajit gusht 2008, është shfuqizuar me ligj nga Kuvendi i Shqipërisë detyrimi për pagesën e “taksës së kalimit të kufirit nga ajri” për qytetaret shqiptarë dhe të huaj. Heqja e një takse të tillë ka ndikim të ndjeshëm në uljen e çmimit të biletës, sidomos në fluturimet e shkurtra rajonale ku përmendim para se gjithash fluturimet Tiranë-Prishtinë, Tiranë-Shkup etj. Heqja e “taksës së kalimit të kufirit nga ajri “ishte një nga kërkesat që u paraqit nga industrialistët shqiptarë para përfaqësuesve të lartë të qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës të pranishëm në Forumin për Nismën e Krijimit të Tregut të Hapur Shqiptar të organizuar nga Konfindustria dhe Tregu Rajonal në qershor 2008 në Tiranë, si një lëvizje me pasoja të drejtpërdrejta për lehtësimin e lëvizjes së njerëzve në radhë të parë në hapësirat mbarëshqiptare dhe rajonale.
Konfindustria, duke vlerësuar si një lëvizje me rëndësi të jashtëzakonshme për zhvillimin ekonomik të hapësirave shqiptare krijimin sa më shpejt të tregut shqiptar 7-milionësh dhe duke vlerësuar se lehtësimi i lëvizjes së njerëzve është domosdoshmëri për arritjen e qëllimit të mësipërm, bazuar në studimin e plotë të analizave të tregut të fluturimeve të kryer nga industritë përkatëse shqiptare, ka përgatitur planin e masave të nevojshme për të ulur çmimin e biletës së fluturimit vajtje-ardhje Tiranë-Prishtinë me një çmim nën 100 euro. Arritja e një çmimi të tillë do të bënte të mundur që një shtresë mjaft e madhe shqiptarësh të lehtësoheshin duke shtuar shumë shfrytëzimin e fluturimeve ajrore dhe duke përfituar drejtpërdrejt financiarisht dhe kohë. Konfindustria është duke përgatitur dhe do të paraqesë shpejt pranë institucioneve ekzekutive përkatëse të Shqipërisë dhe Kosovës një plan të përgjithshëm të masave të prekshme në shumë fusha të rëndësishme të ekonomisë, arsimit, punës etj. që duhen marrë në bashkërendim për të bërë të mundur krijimin dhe funksionimin sa më shpejt të tregut të hapur shqiptar 7-milionësh, si një lëvizje e domosdoshme për mirëqenien e shqiptareve dhe integrimin e suksesshëm në BE.