E Enjte, 5 Nëntor 2026

AMSTERDAM – Tre izraelitë të zhdukur pas përleshjeve të dhunshme

AMSTERDAM/TEL AVIV, 8 nëntor /ATSH-DPA/ – Tre izraelitë janë zhdukur pas përleshjeve të dhunshme midis tifozëve izraelitë të futbollit dhe demonstruesve pro palestinezë në kuadër  të ndeshjes së klubit të futbollit Maccabi Tel Aviv në Amsterdam, sipas autoriteteve izraelite.

”Dhjetë persona u plagosën”, tha sot Ministria e Jashtme izraelite.

Shkalla e lëndimeve të tyre fillimisht ishte e paqartë.

Ministria u bëri thirrje qytetarëve të saj që të përdorin transportin publik për të udhëtuar në aeroport, pasi Izraeli kishte njoftuar se po dërgonte dy avionë për të evakuar tifozët.

”Forcat lokale të sigurisë ishin të dislokuara”, tha ministria.

Ministria kishte këshilluar fillimisht fansat që të mos largoheshin nga hotelet e tyre.

Ajo gjithashtu këshilloi qytetarët e saj që të mos veshin simbole hebraike ose izraelite në publik./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›