ATHINË – Gerapetritis: Marrëdhëniet greko-turke po normalizohen

ATHINË, 8 nëntor /ATSH-ANA/ – Edhe kur nuk gjejmë zgjidhje të lehta, diskutojmë, deklaroi sot ministri i Jashtëm grek, George Gerapetritis pas takimit me homologun e tij turk, Hakan Fidan, i cili po viziton Athinën.
”Ne patëm një diskutim fillestar dhe të sinqertë për një çështje kritike”, vuri në dukje ministri i Jashtëm.
Gerapetritis theksoi se ”problemet e dy vendeve nuk zgjidhen me magji, por përmes dialogut, dhe nënvizoi se ka pasur edhe momente të vështira, por ka pasur edhe një kanal komunikimi të drejtpërdrejtë dhe të ndershëm”.
Ai vuri në dukje se raundi tjetër i diskutimeve për të ashtuquajturën agjendë pozitive do të zhvillohet në Athinë më 2 dhe 3 dhjetor, ndërsa kujtoi se ka pasur gjashtë takime mes dy liderëve dhe dy raunde bisedimesh për dialogun politik.
Ai theksoi gjithashtu se ”kontaktet mes dy vendeve po normalizohen, ashtu siç duhet të jetë rasti mes dy fqinjëve”./ a.jor.