ANEB: Energjia nga bërthamorja do të rritet

Prodhimi i elektricitetit të impianteve bërthamore do të vazhdojë rritjen në nivelin botëror, edhe pse kriza e Fukushimës shkaktoi incidentin bërthamor më të keq që prej Çernobilit.
Parashikimi është bërë nga Yukiya Amano, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Barthamnore (ANEB), në përfundim të një takimi me kryeministrin japonez, Naoto Kan.
“Është e sigurt që numri i reaktorëve bërthamorë do të rritet edhe pse ritmi nuk do të jetë kaq i shpejtë sa më parë”, është shprehur ai.