SHBA, dorëhiqet kreu i Ekipit të Gatishmërisë Kompjuterike

Kreu i agjencisë së Shteteve të Bashkuara, përgjegjëse për të vepruar ndaj sulmeve në rrjetet e Qeverisë amerikane, ka dhënë dorëheqje, pas disa sulmeve të profilit të lartë në sistemet kompjuterike të ekzekutivit amerikan.
Bëhet e ditur se Rendi Vikers është tërhequr nga pozita e drejtorit të Ekipit të Gatishmërisë Kompjuterike, i cili është pjesë e Departamentit të Shteteve të Bashkuara për Siguri Kombëtare.
Ky i fundit nuk ka dhënë asnjë shpjegim për largimin e tij.
Dorëheqja pason një numër sulmesh kohët e fundit që kishin në shënjestër Departamentin e Mbrojtjes dhe ueb-faqet publike të Agjencisë Qendrore të Zbulimit dhe të Senatit amerikan.