E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, tre serbë dhe një polic shqiptar të plagosur

Gjatë ndërhyrjes në veri të vendit, forcat e KFOR-it janë sulmuar nga protestuesit serbë, raportojnë mediat kosovare. Ndërkohë, nuk është bërë e ditur nëse ka të lënduar nga pjesëtarët e KFOR-it.
 

Sipas njoftimeve të fundit në Zubin Potok janë plagosur tre serbë. Të shtënat dëgjohen në dalje të Zubin Potokut nga fshatrat Varag dhe Zhupq. Bëhet e ditur se rreth 30 automjete të policisë janë nisur drejt pikave doganore, pasi kryetari i Leposaviqit, i ka ftuar qytetarët serb që të protestojnë në pikën 1, kundër marrjes së kontrollit nga autoritetet e Kosovës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›