E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mubarak, në gjëndje të rëndë shëndetësore

Agjencia shtetërore e lajmeve, MENA, tha se ish-presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak, i cili pritet të dalë në gjyq javën e ardhshme lidhur me vrasjen e protestuesve, është i dobët për nga shëndeti. Deklarata për gjëndjen e Mubarakut pason njoftimet se ai kishte vdekur. Shëndeti i ish-udhëheqësit 83-vjeçar ka qenë shpesh subjekt i spekulimeve.

Shumë egjiptianë e shohin sëmundjen e tij si një "dredhi" për t`iu shmangur gjykimit.

Mubarak u përmbys në muajin shkurt si rezultat i kryengritjeve popullore. Ai akuzohet për përfshirje në vrasjen e protestuesve dhe shpërdorim të pushtetit. Mubarak pritet të dalë para gjyqit në datën 3 gusht.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›