E Shtunë, 31 Tetor 2026

ANEB: Irani mund të prodhoj armatim atomik

Teheran - Në raportin më të ri të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) thuhet se Irani ka më tepër uranium të pasuruar se sa që e ka paraqitur deri tani. Kjo, sipas agjencisë, tregon se Teherani ka mjaft material për prodhimin e bombës atomike brenda një kohe të shkurtër. Uraniumi i pasuruar, për të cilin Irani thotë se e prodhon për nevoja të energjisë, mund të përdoret për qëllime civile dhe ushtarake.

Duke u shprehur për këtë raport, një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët, "nuk duhet të vonohen" në shqyrtimin e kësaj çështjeje shqetësuese lidhur me programin e dyshuar atomik të armatimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›