E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brenga e një nëne amerikane …

Uashington - Nëna e një punonjësi amërikan të rrëmbyer në misionin e Kombeve të Bashkuara në Pakistan, ka publikuar një mesazh video ku kërkon lirimin e birit të saj. E trishtuar nga rrëmbimi i të birit, John Solecki, Rose Solecki shprehet se “djali i saj i është dedikuar gjithmonë misioneve humanitare, prandaj edhe duhet të lirohet që të vazhojë me misionin e tij”. Punonjësi në fjalë i Kombeve të Bashkuara është rrëmbyer në Beluxhistan të Pakistanit.

Në mesazhin e saj, Rose shpjegon se ndihet e habitur se si djali është rrëmbyer. “Nuk arrij dot të kuptoj shkakun e rrëmbimit. Nuk mund të shpjegoj mërzinë që më ka pushtuar nga brenda. Unë dhe im shoq jemi të moshuar dhe duam që të shikojmë përsëri djalin tonë. Ne nuk mund të humbasim djalin”, thotë Rose në mesahzin e saj.

Mesazhi në fjalë është tranmetuar në kanalin e Kombeve të Bashkuara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›