E Shtunë, 31 Tetor 2026

ANEB: Uranium ne impiantin e Sirise

Eshte zbuluar uranium mes germadhave te impiantit sirian te bombarduar nga aviacioni izraelit, por jo ne sasi te mjaftueshme per te treguar se behej fjale per nje reaktor berthamor klandestin.

Per kete arsye Agjencia Nderkombetare e Energjise Berthamore i ka kerkuar bashkepunim Damaskut zyrtar.

Sipas saj, inspektoret duhet te zbulojne se cfare aktiviteti zhvillohej ne strukturen e shkaterruar ne shtator te 2007-es.

Sipas nje raporti paraprak te ANEB, sasi te konsiderueshme uraniumi jane gjetur ne qershor ne zonen e goditur nga avionet izraelite.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›