Bursat evropiane mbyllen ne renie

Bursat evropiane kane ndjekur Wall Street duke u mbyllur ne renie pasditen e sotme. Frika nga kriza ekonomike vazhdon dhe druhet se ajo mund te preke edhe kerkesen per naften dhe metalin.
Keshtu, treguesi i “FTSE 100” ne Londer ka pesuar nje renie prej 4.82% duke shkuar ne 4995 pike. Ne Paris “Cac 40” ka lene ne terren 4.03% duke zbritur ne 3.087 pike, ndersa “Dax 30” ne Frankfurt ka regjistruar nje renie prej 4.92% duke bere qe treguesi te bjere ne 4.354 pike. Nderkohe, bursa “SMI” ne Zyrih ka ka humbur 2.59% duke rene ne kuoten e 5528 pikeve.
Nderkohe, humbje jane regjistruar edhe ne disa nga shoqerite bankare me te njohura te kontinentit te vjeter si “BNP Paribas”, -12%, “HSBC” -8% dhe “Societe Generale” me -8.2%.