E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alitalia i shitet CAI-t per 1.05 miliarde euro

Qeveria italiane ra dakord per t’ia shitur kompanine e fluturimit “Alitalia” konsortiumit CAI i cili do te paguaje 1.05 miliarde euro perfshire dhe borxhet.

Kjo ndodh nje jave pasi Komisioni Evropian i tha “Alitalia”-s t’i ripaguaje 300 milione euro hua qeverise italiane, qe sipas komisionit konsiderohet si ndihme shteterore e paligjshme.

Administratori i CAI-t Roko Sabeli u shpreh i bindur per suksesin. Kompania deklaroi falimentimin ne gusht si pasoje e kostove te punes, grevave, rritjes se cmimit te naftes dhe nderhyrjes politike.

Megjithese shitja perballet me kundershtimin e disa sindikateve te “Alitalia”-s, qe kundershtojne kontratat e reja te punes, tani po ecen drejt finalizimit.

Protestat e punonjesve kane anuluar qindra fluturime gjate ketyre 10 diteve dhe “Alitalia” tha se do te duhet te anuloje 100 fluturime ne dite, gjate ketij muaj.

CAI pritet te zgjedhe “Air-France KLM” apo “Lufthansan” si partnere per “Alitalia”-n, e cila pritet te rinise funksionimin ne fillim te dhejtorit.

Perfundimi i kesaj marreveshjeje konsiderohet edhe si sukses i kryeministrit italian Silvio Berluskoni i cili premtoi te shpetonte “Alitalia”-n.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›