Anglia mund Gjermanine, Italia barazon

Italia ka barazuar 1-1 ne miqesoren e luajtuar kunder Greqise.
Pjesa e pare e takimit ka qene e ekuilibruar dhe me pak emocione. Pjesa e dyte ka qene me aktive e filluar vrullshem nga djemte e Lipit.
Por kane qene greket ata qe kane kaluar te paret ne avantazh pas golit te shenuar nga Gekas ne minuten e 50-te te takimit.
Vetem kater minuta me vone perfaqesuesja italiane ka barazuar me ane te Tonit qe shenon me koke.
Nderkohe Anglia ka fituar 2-1 ndaj Gjermanise. 45 minutat e para te ndeshjes jane mbyllur ne favor te anglezeve qe kane shenuar ne minuten e 24-te me ane te Upson.
Ne pjesen e dyte Helmes ka barazuar rezultatin ne minuten e 63-te, por vendasit nuk kane mundur te ruajne rezultatin. Perfaqesuesja angleze kalon ne avantazh ne minuten e 84-te te takimit me ane te Terry.