ANEB diskuton për Sirinë e Iranin

Bordi i guvernatorëve të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore po mban një takim njëjavor në Vjenë pas presionit të Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera për të kundërshtuar Sirinë lidhur me aktivitetet e paligjshme bërthamore të saj.
Raporti i fundit i agjencisë vë në pah se shkatërrimi i një monumenti sirian pas një sulmi izraelit në vitin 2007 mund të ketë qenë një reaktor bërthamor i cili duhej deklaruar. Siria insiston se monumenti në fjalë mund të ketë qenë një monument ushtarak.
Në hapje të takimit, drejtori gjeneral i ANEB-it, Jukija Amano, tha se Siria ka dështuar të ofrojë një bashkëpunim të plotë lidhur me Deir Alzour-in edhe pse i është dhënë koha për të bërë një gjë të tillë.
Çështja e programit bërthamor të Iranit do të jetë po ashtu në krye të axhendës së takimit.
Gjatë një konference për shtyp, Amano i bëri thirrje Teheranit të bashkëpunojë me Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore.