ANSA: Sekuestrohen pronat e sponsorit të Milanit
Me dhjetëra media italiane, të cilat i referohen kryesisht raportimit të agjencisë ANSA, theksojnë se Rezart Taçit i janë sekuestruar pasuritë. Raportimi në Itali merr rëndësi të veçanti pasi Taçi është sponsori i Milanit dhe pati tentuar të blejë ekipin e Bolonjës.
Përfundojnë në sekuestro konservative pasuritë e patundshme dhe llogaritë bankare të rafinerisë së naftës ARMO në Shqipëri, në pronësi të sipërmarrësit Rezart Taçi, i cili para pak vitesh tentoi të blinte ekipin e Bolonjës, ndërkohë që në sezonin e fundit futbollistik ishte një nga sponsorët premium të AC Milan. Vendimi u mor nga Gjykata e Tiranës pas një kërkese nga Banka Ndërkombëtare e Azerbajxhanit, në shumicë publike. Shteti kërkon mbrapsht 75 milion euro, shkruan ANSA.