E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekuestroja mbi Taçi Oil dhe bankën Credins: Ja vendimi i PLOTE i Gjykatës së Tiranës

Gazeta Tema po boton vendimin e plotë të Gjykatës së Tiranës mbi sekuestron konservative vendosur ndaj kompanive të Rezart Taçit dhe bankës Credins. Një ditë më parë publikuam pjesën që ka të bëjë me Rezart Taçin, e cila ka qenë beteja jonë katërvjeçare. Tani po japim vendimin e plotë.

REPUBLIKA E SHQIPERISE
GJYKATA E RRETHIT GJYQESOR
TIRANE
Nr.468 Akti

 V E N D I M

” PER SIGURIM PADIE ”

Gjykata e  Rrethit Gjyqesor  Tiranë e përbërë prej:

GJYQTAR : Ilir CELIKU

Asistuar prej sekretares gjyqësore Ornela Dodaj, sot më date 03. 08. 2012, mori ne shqyrtim në seancë gjyqësore publike çështjen civile me Nr.468 Akti që i përket ;

KERKUES :      Banka Nderkombetare e Azerbaixhanit (International Bank of Azerbajixhan, I.B.A), person juridik i huaj, i rregjistruar sipas ligjeve te Shtetit te Azerbajxhanit perfaqesuar ne gjykim me prokure te posacme nga Av.Erinda Ballanca.

OBJEKTI :       Marrje e mases se sigurimit te padise.

Baza Ligjore :   Nenet 202, neni 204 te K.Pr.Civile.

Gjykata si celi seancen gjyqesore, si degjoi perfaqesuesin e kerkuesit i cili kerkoi pranimin e kerkeses, pasi shqyrtoi e administroi ne teresi çeshtjen dhe provat shkresore e aktet e dosjes ;

V E R E N

Se kerkuesi, Banka Nderkombetare e Azerbaixhanit (International Bank of Azerbajixhan) IBA eshte nje institucion financiar bankar i cili ushtron aktivitetin e saj ne territorin e Republikes se Azerbaixhanit.  Kjo shoqeri eshte nje shoqeri aksionere e themeluar ne 30.12.1992, regjistrim nr. 9900001881, me akionariat 39.16 % persona fizike, 10.64 % persona juridike dhe 50.2 % shtetin e Azerbaixhanit.

Rezulton nga provat e paraqitura nga kerkuesi, qe ky i fundit me qellimin per te realizuar investime ne Shqiperi, ka depozituar ne nentor te viti 2008, ne llogarine e Bankes Credins sh.a. shumen prej 75 milion euro.

Shoqeria Banka Credins sh.a eshte person juridik shqiptar, rregjistruar ne Regjistrin Tregtar me date 31.01.2003 me NIPT K31608801O, me objekt aktiviteti : Veprimtari ne fushen bankare, ushtrimi i veprimtarise financiare te faktoringut dhe financimi i transaksioneve tregtare etj.

Rezulton qe shuma e permendur me siper eshte depozituar ne Banka Credins ne tre keste. Kesti i pare eshte depozituar ne llogari te Bankes Credins me date 18 nentor 2008 ne shumen 30 (tridhjetemilion) euro, kesti i dyti eshte depozituar me date 19 nentor 2008 ne masen 40 (dyzetmilion) euro dhe kesti i fundit eshte depozituar me date 21 nentor 2008 ne shumen  5 (pesemilion) euro pra per nje total prej 75 (shtatedhjeteepesemilion) euro. Sipas te dhenave te te tre swifteve bankare, rezulton se perfitues i drejteperdrejte i te tre pagesave eshte Banka Credins Sh.A. dhe se mesazhi per nga lloji i tij eshte nje mesazh komunikimi ndermjet insitucioneve financiare.

Ne mesazhet SWIFT me anen e te cilave jane depozituar keto shuma rezulton peshkrimi perfitues Banka Credins ne rubriken 58 dhe ne rubriken 72 eshte pershkruar arsyeja qe te cilen fondet po transferoheshin prane bankes Credins, e konkretisht  sipas rubrikes 72 Per financimin e Amra Oil sipas kushteve te rena dakort. Ne kete mesazh nuk pershkruhet si perfitues AMRA Oil, por Banka Credis, dhe lloji i mesazhit eshte nje mesazh i tipit FIN 202 qe eshte nje mesazh qe perdoret per transferta te pergjithshme midis institucioneve financire dhe jo per pagesa per klientet te cilet kane nje numertim tjeter dhe jo vetem kaq por edhe fusha te tjera per tu plotesuar.

Shoqeria Anika Mercuria Refinery Associated Oil sh.a (AMRA Oil) eshte person juridik shqiptar, rregjistruar ne Regjistrin Tregtar me date 02.07.2008 me NIPT K81902013T, me objekt aktiviteti: Pjesemarrja ne shoqerine ARMO sha, import- eksport karburante dhe nenprodukteve te tyre etj. Gjate kohes ne te cilen eshte kryer veprimi, AMRA Oil kishte fituar tenderin per shitjen e 85% te aksioneve te shoqerise ARMO sh.a. dhe ishte ne proces te permbylljes se kontrates dhe kryerjes se pageses. Pra ne kete periudhe keto fonde ishin te domosdoshme per te per te realizuar qellimin e tyre e konkretisht blerjen e 85% te aksioneve te shoqerise.

Ne kushtet kur  I.B.A nuk arriti te kryente investime, aktivitet ne Shqiperi, ose te kishte pjesmarrje ne shoqeri te tjera, kerkoi nga Banka Credins kthimin e shumes prej 75 milion Euro te depozituar ne kete Banke.

Sa me siper konfirmohet me kerkesen drejtuar Credins Bank nga IBA e dates 7.12.2009 me anen e seciles kerkohej konfirmimi i kesaj depozite. Ne pergjigjen e kthyer nga Banka Credins, fillimisht ka rezultuar qe kjo e fundit e ka mohuar marrjen e kerkeses Swift per depozitimin e kesaj shume por me vone ne pergjigjen e kerkeses se bere perseri nga IBA me date 19.07.2010, me reference mesazhi 1618 100716CDISALTRAXXX3696118225 Banka Credins  ka konfirmuar marrjen e shumes totale prej 75 milion euro, nepermjet tre kesteve (30 milion, 40 milion, 5 milion) por njofton se kete shume ajo e kishte kredituar ne llogari te shoqerise Amra oil sh.a.

Rezulton nga korespodenca e shkembyer mes paleve qe IBA ka insistuar ne kthimin e shumes duke ju drejtuar tashme si Bankes Credins ashtu dhe shoqerise Amra Oil sh.a. Rezulton nga provat e depozituara para gjykates qe kjo e fundit ne date 15.07.2010, i kthen bankes I.B.A.  nje shume prej 1.5 milion euro, e cila eshte dhe shuma e vetme e kthyer deri tani pales kerkuese nga shuma qe ajo i kish derguar Crendins Bank sh.a..

Qe nga momenti i kryerjes se pageses se dt 15.7.2010 nuk rezulton qe palet te kene kryer pagesa te tjera. Ndodhur ne keto kushte, IBA ka derguar njoftim si shoqerise Amra Oil sh.a ashtu dhe Bankes Credins sh.a, perkatesisht ne datat 8.11.2011 dhe 8.09.2011, si dhe shkresat e dates 24.07.2012  me ane te se cilave ve ne vonese te dy palet lidhur me detyrimin e tyre ndaj I.B.A, dhe kerkon kthimin e menjehershem te te gjithe vleres se detyrimit se bashku me interesat dhe fitimin e munguar ne vleren totale prej 115 milion euro.

Ne mungese te nje pergjigje zyrtare nga debitoret, ne mungese te permbushjes vullnetare te detyrimit, si dhe ne kushtet kur kerkuesi mendon se ekzekutimi i vendimit me anen e se ciles ai do te rivendose ne vend te drejtat e tij te shkelura do te behet i veshtire dhe gati i pamundur per tu realizuar kerkuesi i eshte drejtuar Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane me kerkesen per  Marrjen e Mases se sigurimit te padise ne respektim te nenit 204 te K.Pr.Civile.

Perfaqesuesi i kerkuesit ne seanc

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›