Cila është Banka Ndërkombëtare e Azerbajxhanit?

Negociata me cante prane
Deri më tani dihet që Banka Ndërkombëtare e Azerbajxhanit ka depozituar një shumë të madhe parash në bankën Credins në Tiranë për të ndihmuar Rezart Taçin në blerjen e ARMO-s dhe tani kërkon ti kthehet kjo shumë, së bashku me interesat.
Banka Ndërkombëtare e Azerbajxhanit ka depozituar 75 milion euro në bankën Credins. Kjo shumë në mënyrë të paligjshme iu dorëzua kompanisë së Taçit, kur duhej të mbetej depozitë. Tani banka e kërkon këtë shumë dhe gjykata e Tiranës ka vendosur një sekuestro konservative ndaj pasurive të Taçit dhe bankës Credins.
Po çfarë është kjo bankë?
E njohur me akronimin IBA, ajo është një bankë e kontrolluar nga shteti. Mësohet se ka mbi 36 degë dhe është banka më e madhe në Azerbajxhan, duke kontrolluar 39 përqind të tregut. Aksionari më i madh në bankë është Ministria e Financave në Azerbajxhan, me 50.2 përqind të aksioneve.
Me shumë gjasë lëshimi i një shume të madhe parash me kaq lehtësi është ndikuar nga takimet mes Berishës dhe presidentit të gjithëpushtetshëm të Azerbajxhanit, Ilhan Alijev.
Të dhënat për këtë bankë janë pak të vjetra, por mësohet se të ardhurat neto për vitin 2007 ishin 88 milion dollarë, kurse asetet totale janë në vlerën 3.2 miliard dollarë.
Në Azerbajxhan tregu bankar është relativisht i varfër dhe i kontrolluar fuqishëm nga shteti. Ai vazhdon të tkurret akoma më shumë.
Banka është themeluar në vitin 1992 dhe ka 1229 punonjës.