AP: Ngacmimi seksual dhe moral të parashikohet si vepër penale
TIRANE - Avokati i Popullit, Igli Totozani i rekomandon Ministrisë së Drejtësisë disa ndryshime në Kodin Penal, duke kërkuar që ngacmimi seksual dhe moral të parashikohet si vepër penale.
“Plotësimin e Ligjit Nr. 7895 datë 27.01.1995, “Kodi Punës i Republikës së Shqipërisë”, (i ndryshuar) në nenin 32 të tij duke shtuar si dispozitë ligjore në pikën 4 edhe ngacmimin moral të punëmarrësit, nga ana e punëdhënësit, i cili me veprime të përsëritura ka si qëllim shkatërrimin ose degradimin e kushteve të punës, duke i cenuar të drejtat dhe dinjitetin/moralin si dhe duke dëmtuar shëndetin fizik dhe mendor të tij.
Në kuadrin e trajtimit të ankesave dhe problematikave që lidhen me të drejtat e njeriut prej institucionit të Avokatit të Popullit kemi menduar që do të ishte mirë të shikohej mundësia që për herë të parë, në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të qartë, të parashikohen si vepra penale edhe “Ngacmimi Seksual” dhe “Ngacmimi Moral”.”- thuhet në rekomandimin që Avokati i Popullit i ka dërguar Ministrisë së Drejtësisë.
Avokati i Popullit nënvizon se “në lidhje me nevojën e shtimit të këtyre dy dispozitave kemi diskutuar së fundmi dhe kemi marrë miratimin në parim edhe të Misionit EURALIUS.”
REKOMANDIMET E AVOKATIT TE POPULLIT
I nderuar Z. Ministër,
Institucioni i Avokatit të Popullit në përputhje me nenin 60 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe me ligjin 8454/1999, “Për Avokatin e Popullit”, ushtron të gjitha funksionet dhe kompetencat e tij për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të ligjshme të individit, nga veprimet apo mosveprimet e paligjshme dhe të parregullta të administratës publike apo personave të tretë të lidhur me të.
Për këtë arsye, gjatë punës tonë i kemi kushtuar një vëmendje të veçantë edhe trajtimit të ankesave lidhur me mbrojtjen shoqërore të punës, e cila ka patur në fokus të saj largimet e pamotivuara nga puna, mosrespektimin e afateve ligjore për këto largime nga punëdhënësi etj. veprime të cilat pengojnë punëmarrësit për garantimin dhe respektimin sa më të drejtë të marrëdhënieve të punës.
Neni 49/1 të Kushtetutës, përfshin zgjedhjen e profesionit, vendin e punës dhe sistemin e kualifikimit profesional, me qëllim sigurimin e mjeteve të jetesës, në mënyrë të ligjshme. Zgjedhja e profesionit, sikundër parashikohet nga dispozita kushtetuese, është një e drejtë e individit në kupimin e përkushtimit ndaj një veprimtarie për të siguruar mjetet e jetesës. Kjo e drejtë e individit për të përfituar me punë të ligjshme fiton rëndësi edhe nga pikëpamja sociale, pasi puna si profesion është një vlerë edhe për kontributin që i sjell shoqërisë në tërësi.
E drejta për të punuar parashikohet edhe nga Karta Sociale Europiane ratifikuar me Ligjin Nr. 8960 datë 24.10.2002, në të cilën parashikohet: “Palët pranojnë si synim të tyre që do të ndiqet me të gjitha mjetet e përshtatshme si të karakterit kombëtar edhe ndërkombëtar, arritjen e kushteve në të cilat të drejtat dhe parimet e mëposhtme do të realizohen në mënyrë efektive.
1. Cilido do të ketë mundësi të fitojë jetesën e tij në një punë në të cilën ka hyrë lirisht……
26. Të gjithë punëtorët kanë të drejtën për dinjitet në punë…”
Krahas problematikave të mësipërme, në objektin e shumë ankesa apo shpesh herë edhe nga monitorimet e vazhdueshme që kemi ndërmarrë ndaj organeve të administratës publike, kemi konstatuar cënim të të drejtës së punës për shkak të ushtrimit të një dhune psikologjike apo presioneve të vazhdueshme nga punëdhënësi, me veprime të cilat kanë sjellës pasoja direkte dhe kanë penguar ushtrimin e aktivitetit profesional.
Për sa më sipër, referuar nenit 32 të Kodit të Punës, përcaktohen detyrimet e përgjithshme të punëdhënësit për mbrojtjen e personalitetit të punëmarrësit.
Në këtë nen citohet se:
“1. Punëdhënësi respekton dhe mbron në raportet e punës personalitetin e punëmarrësit.
2. Ai duhet të parandalojë çdo qëndrim që cënon dinjitetin e punëmarrësit.
3. Punëdhënësi ndalohet të kryejë çdo veprim që përbën shqetësim seksual karshi punëmarrësit dhe nuk lejon kryerjen e veprimeve të tilla nga punëmarrësit e tjerë. Me shqetësim seksual kuptohet çdo shqetësim që dëmton në mënyrë të dukshme gjëndjen psikologjike të punëmarrësit për shkak të seksi”.
Pra, Kodi i Punës aktual parashikon detyrimin e punëdhënësit për të mbrojtur në raportet e punës personalitetin e punëmarrësit, fakt i cili nënkupton edhe integritetin fizik dhe psikologjik, ku përfshihen nderi personal dhe profesional, sfera e jetës private dhe intime, liria e të shprehurit etj.
Gjatë trajtimit të ankesave lidhur me të drejtën shoqërore për punë në objektin e disa prej tyre përveç shkeljeve të konstatuara në zgjidhjen e marrëdhënieve të punës, kemi konstatuar se ka patur edhe veprime të përsëritura të punëdhënësit për cënim të të drejtës së punës ndaj punëmarrësit, ku krahas dëmtimit të interesave të ligjshme sociale-ekonomike të individëve (nëpëmjet uljes së pagës, apo largimeve nga puna), mund të kenë shkaktuar edhe një gjendje jo të mirë që ka lidhje me shëndetin apo cënimin e dinjitetit të tij psikologjik, të cilat kanë kanë çuar në uljen e rendimentit të punës, duke vijuar më tej edhe me dëmtim të shëndetit fizik e mendor të individëve.
Në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, neni 70 i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE, ka përcaktuar detyrimin e përgjithshëm për përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Evropian. Sipas këtij neni, palët njohin rëndësinë e përafrimit të legjislacionit ekzistues shqiptar me atë të Komunitetit, zbatimin efektiv te tij, Shqipëria do të përpiqet të sigurojë që ligjet e saj ekzistuese dhe legjislacioni i ardhshëm do të bëhen gradualisht në përputhje me acquis e Komunitetit, si dhe do të sigurojë që legjislacioni ekzistues dhe i ardhshëm do të zbatohet siç duhet.
Për këtë arsye, në kushtet kur e drejta për punë është e lidhur ngushtë me të drejtat e njeriut dhe cënimi i saj nga punëdhënësi me veprime të padrejta, mund të çojë në pasiguri personale, rrezik, kushte jo të shëndetshme dhe të padrejta, e ndjejmë të nevojshmë të rishikohen dispozitat përkatëse të Kodit Punës dhe më tej të bëhen edhe plotësimet përkatëse në të.
Duke marrë indicie, edhe nga Kodi Penal Francez, (nenin 222-33-2 ), ku parashikohet si vepër penale edhe ngacmimi moral, mendojmë se është e nevojshme edhe një shtesë në Kodin e Punës të Republikës së Shqipërisë, ku krahas ngacmimit seksual, të parashikohet edhe ndalimi i ngacmimi moral ndaj punëmarrësit.
Për sa më sipër, sugjerojmë shtimin e kësaj dispozite në Kodin e Punës me këtë përmbajtje:
“Punëdhënësi ndalohet të ngacmojë punëmarrësit me veprime të përsëritura që kanë për qëllim ose sjellin si pasojë degradimin e kushteve të punës në një shkallë të tillë që mund të çojë në cënimin e të drejtave dhe të dinjitetit të personit, në prishjen e shëndetit të tij fizik ose mendor ose në dëmtimin e të ardhmes së tij profesionale”.
Bazuar në pikën 3 të nenit 63 të Kushtetutës tonë ku parashikohet se: “Avokati i Popullit ka të drejtë të bëjë rekomandime dhe të propozojë masa kur vëren shkelje të të drejtave dhe lirive të njeriut nga administrata publike” si dhe në nenin 24/a të Ligjit Nr.8454, datë 04.02.1999, “Për Avokatin e Popullit”, i ndryshuar, që thotë se: “Kur Avokati i Popullit vëren se është vetë përmbajtja e ligjit ose e akteve të tjera normative dhe jo zbatimi i tyre shkaku që krijon premisa për shkelje të të drejtave të njeriut, të njohura nga Kushtetuta ose ligjet e tjera, ka të drejtë t’u rekomandojë organeve që kanë të drejtën ligjvënëse të bëjnë propozime për ndryshimin dhe përmirësimin e ligjeve”
R E K O M A N D O J M Ë:
Plotësimin e Ligjit Nr. 7895 datë 27.01.1995, “Kodi Punës i Republikës së Shqipërisë”, (i ndryshuar) në nenin 32 të tij duke shtuar si dispozitë ligjore në pikën 4 edhe ngacmimin moral të punëmarrësit, nga ana e punëdhënësit, i cili me veprime të përsëritura ka si qëllim shkatërrimin ose degradimin e kushteve të punës, duke i cenuar të drejtat dhe dinjitetin/moralin si dhe duke dëmtuar shëndetin fizik dhe mendor të tij.
Lidhur me masat që do të ndërmerrni për zbatim të këtij rekomandimi, lutemi të na vini në dijeni brenda afatit 30 ditor nga dita e marrjes së tij.
Duke besuar në mirëkuptimin dhe bashkëpunimin Tuaj,
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Totozani në 'Studio24': Ngacmimi moral në shtëpi e punë të trajtohet si vepër penale