Konfindustria: Qeveria e re të jetë e paanshme në vlerësimin e politikave koncesionare
TIRANE - Konfindustria, duke marrë shkak nga deklarimet e fundit të përfaqësuesve të koalicionit fitues të zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2013 përgjegjës në përgatitjen e programit qeverisës për rishikim te të gjithë koncesioneve të deritashme, kërkon mbajtjen e një qëndrimi të kujdesshëm dhe profesional gjatë procesit në fjalë.
Në deklaratën për mediat, Konfindustria, duke shprehur mbështetjen e plotë ndaj mbrojtjes së domosdoshme të interesit publik në lidhje me procedurat e dhënies dhe mënyrës së zbatimit të koncesioneve të përfituara në fusha të ndryshme të ekonomisë kombëtare, njëkohësisht kërkohen, që çdo rishikim i politikave te ndjekura deri me tash te mbështetet me çdo kusht ne marrëveshjet ligjore ndërmjet palëve.
Konfindustria vlerëson, se qeveria e dalë nga zgjedhjet e fundit duhet të jetë profesionale dhe e paanshme në vlerësimin e politikave koncesionare të ndjekura nga qeveria paraardhëse.
Në këtë kuptim çdo veprim i nxituar dhe jo profesional i sotëm në emër të qeverisë së ardhme shqiptare ndaj politikave koncesionare edhe nëse do te niset nga qëllimi i mirë i mbrojtjes se interesit publik do të ishte një goditje e rëndë për investimet sidomos ato të huaja të sotme dhe të nesërme.
Në këtë rast, jo vetëm do të zvogëlonim ndjeshëm edhe - mundësinë e mbrojtjes se interesit publik nga përfituesit spekulante të licencave të koncesioneve të ndryshme, por njëkohësisht do të kishim - goditje të drejtpërdrejtë në afatgjate ndaj investimeve në përgjithësi dhe tërheqjes së investimeve të huaja në veçanti.
Gjithashtu rrezikojmë të krijojmë shkaqe te paarsyeshme për penalizimin e shtetit shqiptar nga arbitrazhet dhe gjykatat ndërkombëtare.
Konfindustria thekson se duhet të kujtojmë, se në jo pak raste shteti shqiptar është penalizuar për ndërprerje të njëanshme te kontratave me investitorë të huaj. Rasti i penalizimit të shtetit shqiptar të disa viteve më parë me një gjobe prej më shumë se 20 milionë euro për prishjen e njëanshme të koncesionit të hekurudhës Tiranë-Durrës është shembull i qartë për të shpjeguar sa më sipër.
(er.nu/BalkanWeb)