E Shtunë, 31 Tetor 2026

AP në Elbasan, Dojaka: Do përfaqësohemi me 4 deputetë në Kuvendin e ri

Kreu i Aleancës Popullore, Artur Dojaka ka vijuar takimet elektorale në qarqe të ndryshme të vendit për zgjedhjet e 23 qershorit. Ditën e sotme, kreu i AP-së ka zhvilluar takime me mbështetësit e Aleancës Popullore në Elbasan.

Dojaka tha se Elbasani është një nga qarqet me mbështetje të gjerë qytetare për Aleancën Popullore. Kreu i AP-së deklaroi se çamët e kanë bërë tashmë zgjedhjen e tyre për 23 qershorin. Gjatë takimit me mbështetësit në Elbasan, Dojaka tha se Aleanca Popullore do të përfaqësohet me 4 deputetë në Kuvendin e ri pas 23 qershorit.

Në Qarkun e Elbasanit, Aleanca Popullore përfaqësohet nga Erion Softa. Partia Aleanca Popullore është pjesë e koalicionit Aleanca për Shqipërinë Europiane. Ajo ka në thelbin e saj si qëllim mbrojtjen dhe promovimin e çështjes kombëtare dhe në veçanti zgjidhjen e çështjes çame.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›