E Shtunë, 31 Tetor 2026

Procesi i legalizimit përfundon brenda vitit 2013

11-06-2013 / Gazeta 55

Ardian Kollozi takim me banorët e  lagjes Kushtrimi në Vlorë

Një takim i jashtëzakoshëm ai i Kryetarit të Partisë Demokratike të Vlorës Ardian Kollozi, me banorë të lagjes “Kushtimi”, ku problemet e banorëve janë të shumta. Mungesa e vëmendjes nga bashkia socialiste mbijeton prej vitesh, sikundër dëshmuan banorë të kësaj zone, gjatë bashkëbisedimin me kandidatin demokrat. Ata konfirmuan mbështetjen ndaj alternativës së Partisë Demokratike për vëmendjen e treguar ndaj banorëve të zonave informale në Vlorë e gjithë vendin. Një nga problemet më të prekshme është procesi i legalizimeve, procesi që legjitimon mundin dhe djersën shumëvjeçare të këtyre familjeve. Kjo maxhorancë tregoi përgjegjshmëri e këmbëngulje për ti dhënë një zgjidhje të drejtë, theksoi Ardian Kollozi. Jam krenar isha iniciator e relator i këtij ligji, i cili s’do të ketë më kthim, u siguroi Kollozi banorëve të lagjes “Kushtrimi” e çdo zone informale në gjithë vendin, duke këmbëngulur sërish se ky proces do të mbyllet brenda 31 dhjetorit të këtij viti. Opozita ishte kundër procesit të legalizimeve, kur në vitin 2004 propozoi fadromat për çdo shtëpi, por shqiptarët e refuzuan me votën e tyre në vitin 2005. Kjo mazhorancë në vitin 2006 propozoi ligjin i cili do të përfundojë brenda këtij viti dhe çdo banor i këtij vendi do të marrë çertifikaten e shtëpisë së tij.  Për këtë shkak, theksoi Kollozi, në 23 qershor banorët e kësaj zone, duhet të votojnë për Partinë Demokratike, për Ardi Kollozin, i cili ka mbajtur mbi supe peshën e këtij procesi e është i vendosur ta çoje deri në fund. “Opozita pas këmbënguljes për kundërshtim të këtij ligji, duke e çuar deri në Gjykatë Kushtetuese, tashmë thotë se do ta përfundojë brenda vitit të parë të mandatit të saj. Por jo! Edi Ramën nëse e bëjmë Drejtor të Legalizimeve, dhe Kryeministër nuk do ta bëni ju, pasi do ta refuzoni me votën tuaj në 23 qershor”, u tha Kollozi banorëve të Vlorës. Më tej duke folur për problemet e kësaj zone, Kollozi përmendi mungesën e vëmendjes që Bashkia dhe modeli i saj socialist ka treguar ndër vite, duke nisur nga infrastruktura, mungesa e kopshteve e shkollave e mbi te gjitha problemi madhor i djegies së mbeturinave. Këto theksoi Kollozi, janë argumentet pse oferta e tyre duhet refuzuar e çdo banor i kësaj do të votojë për numrin 44, për Partinë Demokratike, e cila ka dëshmuar angazhim maksimal për aspiratat e shqiptarëve e është e vendosur ti çojë ato deri në fund.  Kjo zonë, Vlora e gjithë vendi, në 23 qershor do të japin fitore plebishitare për Partinë Demokratike, do te votojnë numrin 44 si alternativa e vetme që ka kuruar e kujdeset për interesat e vendit, është e determinuar të çojë përpara zhvillimin e çdo zone informale, çdo lagjeje, çdo qyteti e të sjellë mirëqenie për çdo banor të këtij vendi.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›