“Në Itali nuk ekzistojnë arkiva me titujt e pronësisë së shtetit shqiptar”
Drejtoresha e Arkivave, Nevila Nika i përgjigjet premtimit të Edi Ramës
Çështjes se pronës pas 23 qershorit sipas programit për Rilindjen do të marrë zgjidhje pasi arkivat e vjetra të pasurive të paluajtshme të merren nga Italia apo Turqia. Ky premtim është një përgjigje për këdo që është e përfshirë në një konflikt për pronën nga kryesocialisti Edi Rama. Por Drejtoresha e Përgjithshme të Arkivave të Shtetit, Nevila Nika, thotë se në Itali nuk ekzistojnë arkiva me titujt e pronësisë të shtetit Shqiptar, Nika shprehet se në vendin fqinj gjenden të dokumentuara veprimet e italianëve me pronat, që lidhen kryesisht me ndërtimet e tyre civile e ushtarake, por se nuk mund të flitet për një arkivë të mirëfilltë kadastrale. Nika shprehet se edhe ne arkivat e Stambollit dha Ankarasë gjenden materiale arkivore që i shërben historianëve, për të cilat është një marrëveshje që ky fond do të merret në formë dixhitale së shpejti. Në Arkivin e përgjithshëm të shtetit gjinden dokumente të shumtë të periudhave te ndryshme që çojnë drejt origjinës së pronës.