E Martë, 3 Nëntor 2026

APD: 1 miliard lekë të ardhura nga anijet turistike në 2023

Porti i Durrësit, më i madhi në Shqipëri, po kthehet në një destinacion të preferuar për anijet turistike që vijnë nga vende të ndryshme të botës, në çdo stinë të vitit. 

Autoriteti Portual i Durrësit bën të ditur se, për periudhën janar-dhjetor 2023, ankorimi i këtyre mjeteve në port apo shërbimet e kryera ndaj tyre, i sollën arkës së shtetit më shumë se 1 miliard lekë të ardhura.

APD thekson se pritshmëritë janë që numri i tyre të jetë edhe më të lartë këtë vit.

Ndërtimi i Marinës Turistike të Durrësit do të ridimensionojë cilësinë e shërbimeve në turizmin detar elitar dhe do të rrisë të mirat publike nga ky sektor me vlerë të shtuar ekonomike.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›