APKiE miraton rezolutën për Kosovën

Rezoluta, bën të ditur Telegraf, thekson karakterin status-neutral ndaj Kosovës, pavarësisht faktit se mëse dy të tretat e vendeve anëtare të kësaj organizate kanë njohur pavarësinë e vendit.
Autori i Rezolutës, Bjorn Von Sidov, gjatë prezantimit të saj është shprehur se standardet në Kosovë janë në nivel shumë të ulët. Ndaj ai në rezolutë i ka bërë thirrje EULEX-it, UNMIK-ut si dhe autoriteteve të Kosovës që të ndërmarrin hapa konkret në tejlkalimin e problemeve më të cilat ballafaqohen qytëtarët e Kosovës.
Rezoluta dërgon ftesë në të tri adresat e përmendura që të përforcojë angazhimet për përmirësimin e situatës së sundimit të ligjit, ashtu që publikisht do dënohet korrupsioni, të miratohen ligjet dhe të ndërmirren hapat konkret për përmirësimin e situatës në gjyqësor.