AQSHF shpërngul projeksionet e tij në rrethe
TIRANË- Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit çon projeksionet e filmave nga kinemaja e tij në zonat turistike të Shqipërisë për pushuesit dhe turistët e huaj.
Kalendari veror ka filluar që në datën 18 qershor, ku në Lukovë të Sarandës është shfaqur dokumentari i Ibrahim Muçaj ‘Iso Polifonia’, mbi kryeveprën e trashëgimisë kulturore shqiptare.
Projeksionet do të bëhen në vende të hapura, me një shtrirje nga Saranda në Shëngjin e deri më në lindje, Strugë apo Ohër. Redaksia ka zgjedhur për shfaqje një kinema në përgjithësi jo impenjative, por të lehtë e të këndshme, siç i shkon stinës verore.
Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit ka parashikuar jo vetëm filma artistik me metrazh të gjatë, por edhe me metrazh të shkurtër, dokumentarë, spote ilustrative, etj. Disa nga filmat që do të shfaqen janë: ‘Busulla’ i Bujar Alimanit, ‘Shkallët’ nga Ilir Harxhi, ‘24 orëshi i një 10 mijë lekshi’ nga Redi Treni, ‘Ngushtë’ nga Xhoslin Rama, ‘Ne dhe Lenini’ nga Saimir Kumbaro, etj.
Qëllimi i projeksioneve është t’u ofrohet një mundësi më shumë pushuesve të mbushin ditët e tyre të pushimit me aktivitete kulturore dhe informuese si edhe të plotësojë kuadrin e informacionit historik në qytetet turistike si Berati apo Pogradeci.
Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit do të ‘shëtisë’ projeksionet fundjavave, deri në 28 gusht, në Himarë, Vlorë, Orikum, Tushemisht, Berat, Gjirokastër, Sarandë, Shëngjin, Ohër e Strugë.
(e.m/atsh/BalkanWeb)