E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Konsensusi PD-PS, pjesë e propozimit 10 pikësh

Tiranë- Kreu i opozitës shqiptare Edi Ram e vlerësoi si pozitive marrëveshjen e arritur mes PS-së dhe PD-së, lidhur me reformat në vend. Sipas Ramës kjo është p0lotësimi i tre nga dhjetë pikat e paktit të propozuar më herët nga Partia Socialiste.

Sipas kreut të PS-së Rama, opozita do të japë gjithë mbështetjen e nevojshme për të kryer reformën zgjedhore deri në fund të marsit të vitit që vjen.

Gjithashtu përsa i përket zgjedhjeve për postin e Avokatit të Popullit, kreu socialist Rama deklaroi se fton të gjithë ata persona që e konsiderojnë vetën të aftë për këtë pozicion.

“Ky komision të hartojë një ftesë publike për të gjithë ata persona që e shohin veten të aftë për të kryer këtë funksion të rëndësishëm. Komisioni duhet të përgatisë brenda 30 ditësh një raport dhe një propozim konkret në grupin parlamentar për kandidaturën e Avokatit të Popullit”- shtoi Rama.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Twitter, Rama: Miratimi i ligjit, tradhëti kombëtare
  2. PS, Rama: Të largohen humbësit nga partia
  3. Rama në Twitter: Borxhin e Saliut e paguajnë shqiptarët

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›