E Martë, 3 Nëntor 2026

ARGJENTINË – Policia sekuestron të dhënat mjekësore lidhur me vdekjen e Maradonës

BUENOS AIRES, 7 maj /ATSH-AA/ – Policia kreu kontrolle në një klinikë në kryeqytetin e Argjentinës, Buenos Aires ku sekuestroi të dhënat mjekësore lidhur me vdekjen e futbollistit legjendar, Diego Armando Maradona.

Të dhënat mjekësore të Maradonës u sekuestruan në një operacion të kryer nga Njësia për Krime Komplekse e Policisë Shtetërore të Buenos Airesit, ndaj klinikës “Olivos” në Buenos Aires si pjesë e hetimit për vdekjen e Maradonës.

Hetimi i cili thellua pas dyshimeve për mungesën e dokumenteve lidhur me ndërhyrjet mjekësore të aplikuara para vdekjes ndaj Maradonës gjatë qëndrimit të tij në klinikë midis 11-13 nëntorit 2020, u përqendrua në neglizhencën e stafit mjekësor që punonte në klinikë.

Ky hap u ndërmor pas deklaratës së drejtorit të klinikës, Pablo Dimitroff./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›