E Diel, 1 Nëntor 2026

Porti i Vlores do nise disa rikonstruksione te pjesshme ne ditet ne vijim

Porti i Vlorës do të nisë disa rikonstruksione të pjesshme në ditët në vijim, pasi është tenderuar dhe ka përfunduar procedura për projektin e rehabilitimit te disa akse rrugore brenda portit.

Sipas këtij projekti, parashikohet asfaltim dhe sinjalistikë horizontale, e cila do të lehtësojë qarkullimin e mjeteve dhe të pasagjerëve në brendësi të hapësirës portuale.

Drejtorja e portit të Vlorës, Fato Nuredini, në një intervistë për “ABC News” ka dhënë detaje të projektit për portin e Vlorës.

Punimet për rikonstruksionin e portit do të nisin brenda dy javëve, dhe do të kenë një afat përfundimi deri në 60 ditë.

Ndërkohë që një tjetër investim pritet të zbatohet në portin e Vlorës për rehabilitimin e terminalit të pagjerë.

Në kubaturën aktuale, terminali është parashikuar të sistemohet në shumë pjesë të tij.

Ky investim madhor i Portit të Vlorës, akorduar nga qeveria shqiptare do të vëzhgohet dhe drejtohet nga autoritet ministrore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›