ARMO kalon qeverine, borxhet e pazgjidhura
Qeveria e ka ratifikuar dje kontraten per shitjen e ndermarrjes shteterore te naftes, ARMO, kundrejt konsorciumit, Refinery Associates of Texas, Anika Enterprises & Mercuria Energy Group", por ne te njejten kohe ka marre persiper te shlyeje te gjitha detyrimet qe kompanite e tjera shteterore i kane, ARMO. "Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, ne rolin e perfaqesuesit te pronarit shtet, autorizohet, qe, ne bashkepunim me Ministrine e Financave, te identifikoje dhe te shuaje, me kompensim, detyrimet debitore dhe kreditore, qe institucionet, shoqerite tregtare shteterore dhe ARMO, kane ndaj njeri tjetrit, deri ne vleren qe keto detyrime pasqyrohen ne bilancin e vitit 2007, te ARMO, sha-se" percaktohet ne Vendimin e Qeverise. Debitori me i madh i ARMO-s eshte KESH, i cili ka perdor naften per TEC-in e Fierit dhe institucione te tjera shteterore qe kane perdorur naften e Ballshit, por nuk e kane shlyer ate. Por nga ana tjeter vete ARMO eshte debitor ndaj KESH per mospagesen e rregullt te energjise elektrike qe ka perdorur gjate ushtrimit te aktivitetit. Borxhet e ndersjellta nuk behen te ditura, por eshte e sigurite se, disa nga keto shlyerje do te behen brenda buxhetit per shkak te pronesise shteterore te ndermarrjeve borxhlije. Duke e konsideruar si ceshtjen kryesore te rendit te dites se mbledhjes se Keshillit te Ministrave, Kryeministri Berisha tha se, kontrata per privatizimin e ARMO-s u arrit pas perfundimit me sukses te procesit te negociatave dhe bleres te saj jane kompanite "Amra Oil sh.a" dhe konsorciumi "Refinery Associates of Texas, Anika Enterprises & Mercuria Energy Group". Ne vitin 2004, per kete kompani, me te gjitha anekset dhe aksesoret e saj, u ofrua gjithsej vlera 10 milion dollare. Ndersa pa anekset dhe aksesoret e tjere, pa nje seri pikash shperndarjesh dhe magazinimesh, me te cilat eshte krijuar nje ndermarrje tjeter, kompania u privatizua me 130 milion euro, tha Kryeministri. Cmimi i shitjes se 85 % te aksioneve te kompanise shteterore te ARMO sh.a, u mbyll me nje cmim 128,750,000 euro. Ne oferten per tender konsorciumi kishte deklaruar 125 milione euro si vlere per blerjen e 85 per qind te aksioneve te ARMO-s, por firmosja e kontrates se shitjes ka perfunduar me 3.7 milione euro me shume. Konsorciumi i ka dorezuar Ministrise se Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes nje garanci kontrate prej 20 per qind te cmimit.
Procesi, tenderi i fundit deshtoi ne 2005
Tenderi i fundit per privatizimin e kompanise "ARMI" u zhvillua ne fillim te vitit 2005, por me gjithe interesimin e 9 kompanive, ky tender deshtoi. Tenderi per kompanine e vetme te naftes shqiptare mbeti vetem ne kuader te shprehjes se interesit nga keto kompani, te cilat nuk preferuan te vazhdonin me pas procedurat per te arritur ne blerjen e saj. Ne objektet qe jane perfshire ne privatizimin strategjik te ARMO-s, jane 2 uzinat e perpunimit te thelle te naftes ne Fier dhe Ballsh, Qendra Shkencore e kimi-perpunimit ne Kucove, filiali i eksport-importit ne Vlore, si dhe 11 depozita te naftes dhe karburanteve.
Tregu
Nafta qe do te prodhohet ne Shqiperi nepermjet ARMO-s do te kete destinacion vetem tregun vendas. Kjo eshte nje nga pikat themelore per te cilat eshte rene dakord ne negociatat me konsorciumin qe ka blere ndermarrjen shteterore te naftes, ARMO.
B.Hoxha